Zvicra konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja me Kosovën

Federata e Futbollit të Zvicrës ka konfirmuar stadiumin ku do të zhvillohet dueli kualifikues për Kampionatin Botërorë me Kosovën.

Ndeshja do të luhet më 5 shtator 2025 në St. Jakob-Park në Basel, një nga stadiumet më të mëdha dhe moderne në Zvicër, me kapacitet mbi 38,000 ulëse.

Ky stadium është shpesh shtëpia e ndeshjeve të rëndësishme të kombëtares zvicerane dhe pritet të mbushet plot për këtë duel emocionues ndaj Kosovës, siç ishte edhe dy vite më parë.

Përballja pritet me interes të madh, për shkak të lidhjeve të ngushta kulturore dhe sportive mes dy vendeve dhe prania e shumë lojtarëve me origjinë shqiptare në radhët e Zvicrës.

Biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje më 31 korrik 2025, ka njoftuar Federata Zvicerane, duke u bërë thirrje tifozëve që të sigurojnë vendet e tyre sa më herët.

Pritet një interes i madh nga komuniteti shqiptar në Zvicër dhe më gjerë, me shumë tifozë që pritet të udhëtojnë nga Kosova dhe vendet fqinje.

Kjo ndeshje do të jetë e katërta mes dy shteteve, pasi tre më parë janë zhvilluar dy në Zvicër dhe një në Kosovë.

Interesant është fakti se në të gjitha duelet Zvicër – Kosovë deri më tani janë mbyllur pa fitues. Ndeshja e parë ishte miqësore dhe përfundoi 1-1 në Zurich, derisa në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro ndeshjet përfunduan baras 2-2 në Kosovë dhe 1-1 në Basel.

https://www.instagram.com/swissnatimen/?utm_source=ig_embed

Artikujt e fundit

Jeff Bezos përgatit dasmën e shekullit

Miliarderi amerikan Jeff Bezos dhe partnerja e tij, Lauren...

Macron uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Qëndrojmë krah Shqipërisë në BE

Presidenti i Francës Emanuel Macron ka uruar kryeministrin shqiptar...

Premiera e filmit “MUNDIJE” në Zvicër – Një Homazh për Kulturën Shqiptare

Me kënaqësi ju njoftojmë se më datë 23 maj...

Një version i përurimit të veprave e shënuar nga autori

Nga: Brahim Avdyli, Zvicër Po i përmbledhim fotografitë e bëra...

Në pritje të Festivalit të 78-të të Filmit në Kanë

Anëtarët e jurisë së Festivalit të 78-të të Filmit...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

“Shqipëria ka bërë përparime”, Von der Leyen uron Ramën: Vendi juaj është në BE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka...

Jeff Bezos përgatit dasmën e shekullit

Miliarderi amerikan Jeff Bezos dhe partnerja e tij, Lauren...

Macron uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Qëndrojmë krah Shqipërisë në BE

Presidenti i Francës Emanuel Macron ka uruar kryeministrin shqiptar...

Një version i përurimit të veprave e shënuar nga autori

Nga: Brahim Avdyli, Zvicër Po i përmbledhim fotografitë e bëra...

Në pritje të Festivalit të 78-të të Filmit në Kanë

Anëtarët e jurisë së Festivalit të 78-të të Filmit...

Bashkëpunim doganor midis shteteve të Detit Adriatik

Në Trieste (Itali), u zhvillua sot ceremonia e mbylljes...

Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE)...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm