Zvicër: Të punohet më pak dhe për më shumë barazi në paga

Nga: Emine Sariaslan

Gratë punojnë shumë, për shumë pak pagë

Bilanci i ndërmjetëm i analizave të pagave tregon: Rishikimi i fundit i ligjit për barazi (GIG) nuk ndikon sa duhet. Ndërmarrjet anashkalojnë barazinë në paga dhe kërkesën e Ligjit për Barazi. Hendeqet e të ardhurave në paga i qojnë gratë në varfëri dhe varësi ekonomike. Nevojitet shkurtim i orarit të punës javore për të gjithë. Më këtë kërkesë shumë gra dolën në rrugë me 8 mars.

Rezultatet e analizave të publikuara të barazisë së pagave janë kthjelluese: Një e pesta e ndërmarrjeve nuk kanë kryer asnjë analizë, një e treta nuk i kanë verifikuar analizat dhe gjysma nuk i kanë publikuar rezultatet. Rishikimi i ligjit thuajse nuk ka frenuar dallimet diskriminuese të të ardhurave dhe pos kësaj ndërmarrjet nuk po respektojnë ligjin edhe ashtu të pamjaftueshëm. Kjo është skandaloze!

Hendeku i të ardhurave për gratë tek 43 për qind

Përmasat e vërteta të diskriminimit: Gratë fitojnë 43,2 për qind më pak se burrat. Pabarazia në paga në sektorin privat është rreth 18 për qind, por kjo nuk merr parasysh humbjet e grave për shkak të punës me kohë të pjesshme, e cila prek dy të tretat e grave. Hendeku i vërtetë i të ardhurave në Zvicër është 43 për qind – i matur nga Gender Overall Earnings Gap (GOEG). Kjo përfshinë të gjithë punëmarrësit duke marrë parasysh ngarkesën e tyre të punës. Me ketë ofrohet një pamje më të qartë e dallimeve të të ardhurave në Zvicër.

Shkurtimi i orarit të punës: Një çelës për barazi të vërtetë

Zvicra mban një rekord të pikëlluar: Të punësuarit me kohë të plotë punojnë 42 orë në javë. Kjo kohë mesatare javore e lartë e punës detyron shumë gra të punojnë me kohë të pjesshme për të koordinuar punën e paguar dhe punën e kujdesit. Gratë punojnë 30 orë në javë pa pagesë. Fjala bie, në kujdesin e fëmijëve, në amvisni ose në kujdesin e të moshuarve dhe të sëmurëve. Kjo punë e papaguar jo vetëm që e mundëson mbarëvajtjen e shoqërisë, por është gjithashtu një nga shkaqet kryesore të varësisë ekonomike të grave. Kush punon pa pagesë ka më pak të ardhura, më pak sigurime shoqërore dhe më pak kohë për rekreacion ose arsimim të mëtejshëm. Për këtë arsye gratë e Unia me 8 mars kërkuan reduktim të orarit të punës për të gjithë – me pagesë të plotë – për më shumë kohë të lirë, më shumë shëndet dhe më shumë barazi.

Një rishikim i ri i Ligjit për Barazisë nevojitet urgjentisht

Si pjesë e koalicionit kundër diskriminimit në paga, Unia kritikon ashpër dispozitat e papërshtatshme ligjore. Unia kërkon:

  • Detyrimi për të analizuar rregullisht pagat në të gjitha ndërmarrjet – pavarësisht nga madhësia e tyre.
  • Kontrolle shtetërore dhe sanksione efektive për ndërmarrjet, të cilat nuk veprojnë tek diskriminimi në paga.
  • Komunikimi i qartë i rezultateve për punonjësit./Horizonte ( Foto Ilustrim)

Artikujt e fundit

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm