Ajo është renditur mes 20 performancave më të klikuara në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest në YouTube për muajin prill. Lajmi u bë publik nga vetë Eurovision-i, i cili çdo muaj publikon një përmbledhje të videove më të ndjekura, ku përfshihen klipet zyrtare, performancat live dhe ato nga finalet kombëtare. Në njoftimin e tyre thuhet se renditja bazohet në shikimet brenda muajit kalendarik, duke filluar nga janari i vitit 2020. Dhe prilli i 2025-ës i përket “Zjerm”-it! Me 37 artistë nga vende të ndryshme të Evropës dhe përtej saj që garojnë për çmimin e madh, mbështetja e fortë nga publiku është një sinjal i qartë se Shqipëria është një pretendente serioze për fitoren. Wiwibloggs, një platformë e themeluar në vitin 2009 nga gazetari William Lee Adams, është bërë një nga burimet më të besueshme për lajme, analiza dhe sondazhe të dedikuara për Eurovision-in, me miliona ndjekës në mbarë botën. Ndërsa emocionet rriten dhe pritshmëritë janë të larta, Shqipëria hyn në fazën e provave me një status të ri: si pretendentja kryesore për fitoren në Eurovision 2025. Me “Zjerm” që ndez zemrat e publikut dhe kritikëve, “Shkodra Elektronike” është gati të shkruajë një kapitull të ri në historinë e muzikës shqiptare në skenën ndërkombëtare. /GP