Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të jetë pjesë e një takimi elektoral me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Sipas njoftimit zyrtar të PD-së, takimi do të zhvillohet në Selanik, në orën 10:00. Aktiviteti do të zhvillohet në adresën: Imperial Port, Convention Club Rr. 26 Oktovriou 59, 54627 Selanik.
Takimin e fundit me shqiptarët në Greqi, Berisha e ka zhvilluar më 23 shkurt në kryeqytetin grek, në Athinë.