Zelensky: Jo dhurata territoriale për Putinin. Përfundoni luftën në mënyrë të drejtë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje që të mos i “jepet” asnjë territor homologut të tij rus Vladimir Putin me qëllim që të përfundojë lufta.

Reagimi i tij vjen pasi Uashingtoni duket se po shqyrton njohjen e sovranitetit rus mbi territoret ukrainase të pushtuara nga Moska.

“Ne të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë në një mënyrë të drejtë, pa dhurata për Putinin, dhe sidomos pa territore”, tha Zelensky në një samit rajonal.

Sipas raportimeve, propozimet nga administrata amerikane e Donald Trump për një zgjidhje paqësore të luftës përfshijnë njohjen de jure nga SHBA-ja të kontrollit rus të Krimesë, gadishullit ukrainas që Moska e pushtoi dhe aneksoi në vitin 2014, plus njohjen de facto në zonat e Ukrainës jugore dhe lindore të kontrolluara nga forcat e Moskës.

Rusia pushtoi pjesërisht katër rajone në Ukrainën jugore dhe lindore; Donetsku, Luhansku, Zaporizhia dhe Khersoni, të cilat i aneksoi në mënyrë të njëanshme në vitin 2022 përmes referendumeve, të cilat u dënuan nga Kievi dhe Perëndimi si referendume të rreme.

Në vitin 2014, Moska gjithashtu aneksoi në mënyrë të njëanshme gadishullin ukrainas të Krimesë përmes një referendumi të ngjashëm, pas ndërhyrjes së forcave të saj speciale ushtarake.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të hënën se njohja ndërkombëtare e këtyre aneksimeve është një kusht i “imponuar” për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, i cili filloi në vitin 2022.

Nga ana tjetër, Zelensky ka deklaruar vazhdimisht ditët e fundit se një mundësi e tillë e njohjes ruse është e papranueshme për Kievin, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

Dardanet fitojnë ndaj Estonisë

Kombëtarja e Kosovës U16 e vajzave e ka nisur...

Ezgjan Alioski do të luajë në finalen e Champions League së Azisë, mund të përballet me Ronaldon

Lojtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgjan...

Vatikani publikon detajet e konklavës për zgjedhjen e Papës së ri

Vatikani njoftoi sot detajet e orarit për fillimin e...

Osmani takoi shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Klitschko e falënderon për mbështetjen ndaj Ukrainës – Abdixhiku kërkon njohjen e Kosovës

Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka falënderuar...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

PSG bën hapin e madh drejt finales së Championsit, Arsenal “bie” në shtëpi

Paris Saint-Germain ka bërë një hap të madh drejt...

Dardanet fitojnë ndaj Estonisë

Kombëtarja e Kosovës U16 e vajzave e ka nisur...

Ezgjan Alioski do të luajë në finalen e Champions League së Azisë, mund të përballet me Ronaldon

Lojtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgjan...

Vatikani publikon detajet e konklavës për zgjedhjen e Papës së ri

Vatikani njoftoi sot detajet e orarit për fillimin e...

Osmani takoi shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Klitschko e falënderon për mbështetjen ndaj Ukrainës – Abdixhiku kërkon njohjen e Kosovës

Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka falënderuar...

Njoftim nga Konsullata e Kosovës në Cyrih

Njoftim për Festat Zyrtare: Të nderuar bashkatdhetarë, Në pajtim me Ligjin...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm