Një tjetër telefonatë mes dy liderve. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilluan një bisedë telefonike sot, e cila u përqendrua në marrëveshjen e të dyja palëve për mineralet. Ndërkohë, Presidenti ukrainas thuhet se po këmbëngul për një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor pa kushte nga Rusia.
“Siç është rënë dakord me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, kjo marrëveshje hap një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.” Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e shkroi këtë në X pas ratifikimit të Marrëveshjes së Partneritetit Ekonomik me Shtetet e Bashkuara nga Parlamenti i Kievit.
“Nuk ka pasur kurrë një marrëveshje kaq premtuese ekonomike në marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara. Ky është një përpjekje e përbashkët investimi me Shtetet e Bashkuara për dekadat e ardhshme.
Aktualisht, ai formon një bazë të fortë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe, në planin afatgjatë, ofron një mundësi për Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik me përfitim të ndërsjellë, për të zhvilluar industri dhe për të krijuar vende pune në të dy vendet, si dhe për të siguruar përparim teknologjik”, – shkroi Zelensky./BW