Paçka se numërimi në disa qytete vijon dhe suksesi i socialistëve është qartësisht i thellë Edi Rama ende nuk është prononcuar për këtë fitore historike të Partisë Socialiste.
Nga selia e Partisë Socialiste, gazetari Muhamed Veliu raportoi se parashikohet të mërkurën prononcimi i parë nga kryesocialisti Rama për këtë fitore.
“Nuk parashikohen ndonjë miting madhështor me mbështetësit e PS siç ndodhi pas fitores në të 2021 në Sheshin Skënderbej”.
Burime nga PS pohojnë se do të ketë një mesazh falënderues prej Ramës në adresë të shqiptarëve për votëbesimin e dhënë kësaj force politike e besuar një mandat të katërt qeverisës.
“Nuk dihet ende nëse Rama do të dalë përpara medias nga selia e PS për të lexuar fjalën falënderuese apo do të jetë një mesazh video i regjistruar”, raportoi gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.
Ndërkohë nga një foto e publikuar një ditë më parë nga telefonata me Hashim Thaçin, nga kompjuteri në zyrën e Ramës, u panë disa pasazhe nga fjalimi i fitores shkruar prej Edi Ramës, i cili u kërkoi shqiptarëve një maxhorancë përtej 74 votave dhe mori më shumë se kaq për të çuar përpara misionin e tij për Shqipërinë në BE deri në 2030.
Për fitoren e 11 Majit, kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim të parë për gazetën Corriere della Sera ku ai ka deklaruar se fitorja e thellë erdhi falë këmbënguljes së tij dhe organizimit të PS-së në çdo cep të vendit.
Fitojmë ka deklaruar Rama sepse shqiptarët besojnë në rrugën që po ndjekim, jo se opozita humbet, duke shtuar se votuesit vlerësojnë rezultatet konkrete, jo retorikën pesimiste. (TCH)