Zannier: Po vëzhgojmë nëse zgjedhjet janë në standardet ndërkombëtare

Kreu i OSBE-ODIHR-it, Lamberto Zannier, ka vizituar një prej qendrave të votimit për të parë nga afër procesin ku shqiptarët po votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit për Parlamentin e ri.

Duke folur për mediet, Zannier tha se vëzhguesit janë në Shqipëri për të parë nëse zgjedhjet do të realizohen sipas standardeve ndërkombëtare.

Ne jemi këtu për të vëzhguar procesin zgjedhor dhe për të vëzhguar që këto zgjedhje nëse janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me angazhimet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Kjo është një nga qendrat e votimit nga qendrat e shumta ku ne kemi prezencën ditën e sotme. Ne si OSBE-ODIHR ne kemi 240 vëzhgues por gjithashtu janë 135 të tjerë që janë nga vendet anëtare të OSBE-së dhe nga Parlamenti Europian”, u shpreh Zannier.

Zyrtari i OSBE-ODIHR njoftoi se ditën e nesërme do të mbajë një konferencë për të prezantuar gjetjet e para nga zgjedhjet parlamentare.

Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit por ne jemi këtu që nga fundi i marsit dhe sigurisht kemi vëzhguar fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit. Nesër do të kemi një konferencë për mediet, në orën 15:00. Jam duke mbledhur informacion dhe kam ardhur në këtë qendër votimit sepse është një nga angazhimet e Shqipërisë që 10 për qind e votimit të jetë elektronik. Një pjesë e vlerësimit tonë do të jenë edhe procedurat e votimit elektronik. Po punojmë ngushtë me Komisioni Qendror të Zgjedhjeve dhe deri tani ky bashkëpunim është shumë transparent”, tha Zannier. Sa i përket fenomenit të shitblerjes së votës, Zannier tha se “po i ndjekim çështjet që janë vëzhguar më përpara dhe nesër do t’i paraqesim vëzhgimin tonë në raportin që do të bëjmë ditën e nesërme”, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

Presidenti i Këshillit Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa deklaroi sot se...

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina arritën një...

1 shekull zgjedhje në Shqipëri: Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

Më 5 Dhjetor të 1920, qeveria e asaj kohe...

10 aktorët më të pasur në botë

Së fundmi është publikuar lista e fundit e aktorëve...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë Shqipërinë

Kur janë numëruar 3330 Qendra Votimi nga 5225 në...

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina arritën një...

10 aktorët më të pasur në botë

Së fundmi është publikuar lista e fundit e aktorëve...

Vetëm popujt e informuar mund të bëjnë zgjedhje të lira

Papa Leon XIV bëri thirrje për gazetari "paqebërëse", duke...

Ambasadori Kapiti takon Asambleisten e Camden-it

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar,...

neoFILMS prezanton “Minibeast” dhe “ZHAK” në Marketin e Festivalit të Filmit në Cannes

Shtëpia filmike neoFILMS, e njohur për prodhimin e animacioneve...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm