Baseli është kampion i ri i Zvicrës.
Shaqiri nuk u përmbajt fare duke realizuar tre gola, ku Baseli ngadhënjeu me rezultat 5:2 në konak të Luganos në takimin e javës ]së 35-të të elitës së futbollit zviceran. Shaqiri ka shënuar në minutën e 48-të, 51-të e 57-tën.
Në minutën e 51-të, Shaqiri shënoi eurogol nga 20 metra për 1:3.
Golin e parë e realizoi Albian Ajeti në minutën e 5-të dhe Leroy për 1:5 (61’).
Për vendasit ka shënuar Uran Bislimi në minutën e 3-të dhe Grgiç (69’ – nga penalltia).
Uran Bislimi, Albian Hajdari u paraqitën nga minuta e parë dhe Shkëlqim Vladi nga minuta e 79-të për Luganon dhe kapiteni
Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti titullarë për Baselin.
Albian Ajeti u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve tre minuta pa u mbyllur pjesa e parë.
Në minutën e 89-të Shaqiri u zëvendësua.
Baseli kryeson me 67 pikë ka 12 pikë më shumë se Servette në pozitën e dytë (një ndeshje më pak) dhe Lugano renditet në të katërtin me 52 sosh../K.Goca/BS