“Votat nga diaspora po administrohen jashtë protokollit”, PD kërkesë urgjente KQZ për ndërhyrje

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri, në një konferencë për mediat, theksoi shqetësimet lidhur me procedurat e ndarjes dhe numërimit të votave të ardhura nga jashtë, sidomos ato nga Greqia.

Nuri u shpreh se janë konstatuar parregullsi serioze që lidhen me mënyrën se si janë administruar disa fletë votimi që pretendohet se kanë ardhur nga diaspora, pa ndjekur protokollin ligjor të përcaktuar. Ai theksoi se disa zarfe me fletë votimi kanë mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jashtë rrugës zyrtare dhe janë tentuar të përfshihen në kutitë e votimit si të rregullta.

Këto veprime janë në kundërshtim me ligjin dhe cenojnë integritetin e procesit zgjedhor.

Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesa urgjente dhe ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të ndalur çdo tentativë të përfshirjes së paligjshme të votave që nuk kanë ndjekur procedurën e përcaktuar me ligj.

Një sqarim nga ana procedurale dhe ligjore:

Të gjitha këto shqetësime janë të drejta dhe i kemi ngritur edhe më herët. Pasi kemi rënë në dijeni të disa indicieve që tregonin se fletë votimi ose zarfe me fletë votimi nga diaspora kishin mbërritur në protokollin e KQZ-së, ose edhe në rrugë të tjera jozyrtare, ne kemi bërë një kërkesë zyrtare pranë KQZ-së. Si përgjigje, kemi marrë një njoftim ku konfirmohej se disa fletë votimi të tilla ekzistonin. Sot është tentuar që këto fletë votimi të dërgohen me kuti dhe të futen brenda zarfave të tjera sipas qarqeve, duke u trajtuar sikur kanë ardhur në rrugë dhe protokoll normal. Kjo nuk është e vërtetë. Këto zarfe janë bllokuar nga përfaqësuesit tanë pranë KZAZ-së së diasporës dhe nuk do të lejohen të llogariten bashkë me votat e tjera të rregullta.

Kjo sepse ligji dhe rregullorja e përcaktojnë qartë:
Fletët e votimit nga diaspora duhet të vijnë nga vetë diaspora, të kalojnë përmes pikës doganore në Rinas, të zhdoganohen, të dorëzohen tek operatori postar, dhe të transportohen të blinduara deri në Parkun Olimpik. Ky është protokolli i përcaktuar me ligj.

Asnjë votë e ardhur jashtë këtij protokolli dorazi, nëpërmjet operatorëve apo postave të ndryshme nuk mund të administrohet.

Ne po dorëzojmë kërkesa urgjente në këtë drejtim, që Komisioneri Celibashi të marrë masa dhe të lëshojë urdhra për ndalimin e këtyre praktikave të paligjshme, njofton oranews.

Artikujt e fundit

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm