Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët.

Në një intervistë ekskluzive për RTSH, kreu i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, e vlerëson procesin, por ngre shqetësimin për gjuhën e përdorur nga politikanët.

Fushata elektorale po vazhdon këtu, nganjëherë, në mënyrë pak të dhunshme verbalisht. Mund të them që në përgjithësi nuk shoh ndryshim të madh midis situatës këtu në Shqipëri dhe një vendi tjetër, ku bëhet fushatë elektorale,” tha z. Tarran.

Ambasadori i OSBE-së pa nga afër procesin e pritjes së zarfeve me votën e diasporës në qendrën “Feti Borova”. I shoqëruar nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ata garantuan për integritetin e fshehtësisë së votës nga ana e institucioneve.

Integriteti i votës është i siguruar nëpërmjet të gjitha protokolleve që po aplikon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për procesin e votimit nga jashtë. Zarfet që ka dërguar votuesi përmbajnë të dhënat e emrit dhe identitetit të tyre vetëm në zarfin e DHL-së,” u shpreh kryetari i KQZ-së, z. Celibashi.

Fshehtësia e votës nga ana e tyre është vendimi i tyre. Nëse kanë dëshirë ta bëjnë publike votën e tyre çfarë mund të bëjë KQZ-ja ose dikush tjetër,” shtoi kreu i Prezencës së OSBE-së.

Pas dy ditësh pa ardhje të reja, këtë të mërkurë mbërritën 13 mijë zarfe me vota nga diaspora në Pallatin “Feti Borova”. KQZ-ja i bën thirrje diasporës t’i dërgojë zarfet deri para orës 19:00 të 11 majit ose vota do të jetë e pavlefshme./Jonida Omeri/RTSH

Artikujt e fundit

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm