Vota e Diasporës, Celibashi: Në orën 15:00 do të merret vendimi për zarfet nga Greqia

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u zhvillua një tjetër mbledhje ku u diskutua mbi votat e Greqisë, të cilat kanë mbetur peng dhe pa numëruar për shkak të kontestimeve të PD.

Në seancën e sotme, përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu dhe përfaqësuesja ligjore e PS, Elena Xhina kanë ndarë qëndrimet e tyre lidhur me zarfet e ardhura nga Greqia.

Logu tha se kërkojnë që çdo zarf nga Greqia, nëse vërtetohet që nuk janë marrë personalisht nga zgjedhësit të mos i nënshtrohen procesit të numërimit. “PD-ASHM nisur nga problemet e shumta që janë raportuar nga Greqia, që kishin të bënin me faktin nëse zgjedhësit e kanë marre e personalisht zarfin. Apo nga persona të tjerë, ka kërkuar që në këto fazë të veçohen zarfet e ardhura nga Greqia, të kryhet verifikimi përmes dokumenteve dhe shpjegimeve të DHL nëse zgjedhësit e kanë marrë ata zarfin, apo dikush tjetër me ermin e tyre, pas këtij verifikimi ato zarfe që do rezultojnë të rregullta, që janë marrë dhe dërguar personalisht nga zgjedhësit, ti nënshtroheshin numërimit.

S’mund të lejojmë një cenim kaq të rëndë të procesi zgjedhor që për shtetit shqiptar të mos e shprehin lirisht dhe personalisht vullnetin e tyre por të jetë dikush tjetër që ta bëjë në vendin e tyre. Ato zarfe për të cilat do kemi provën që janë shprehje e vullnetit të lirë të zgjedhësit shqiptar në Greqi, patjetër që do ti nënshtrohen numërimit. S’ka qenë qëndrimi PD që zarfet e Greqisë të mos i nënshtrohen numërimit. Nëse duam të verifikohet informacioni dhe dokumentacioni. KQZ i është drejtuar me kërkesë DHL dhe pas këtij verifikimi le të shohim sa prej këtyre 53 mijë zarfeve reflektojnë vullnetin e shqiptarëve në Greqi dhe sa reflektojnë vullnetin e patronazhistëve të PS. Në këtë fazë ne themi të vijojë veçimi, të mblidhet informacioni, analiza apo kontrolli dhe më pas të shohim se çfarë do të dalë nga zarfet me materiale zgjedhore që kanë ardhur nga Greqia”, tha Logu.

Sakaq, Xhixha tha se duhet të niset me numërimin, pasi sipas saj kontetsimet nuk janë bërë kur zarfet kanë hyrë në KZAZ. “Çdo subjekt politik ka qenë në të drejtën e tij të mbledhë prova dhe të paraqitet këtu me prova që nuk kanë votuar vetë, dhe nëse është kjo, edhe ne si forcë nuk jemi dakord që të numërohet. Por kur kemi qenë prezent që zarfet kanë hyrë në KZAZ nuk kemi ngritur kontestime me administrimin e këtyre zarfeve, na është ofruar mundësia të shkojmë edhe në qendrën ku grumbullohen zarfet. Na është krijuar çdo akses i mundshëm për të vëzhguar procesin dhe pretendimet që të kryhen hetime në këtë fazë nga grup i numërimit, nga subjektet politike dhe të kontestojmë zarfet. Është procedurë ekstra ligjore që ne se kemi në një kuadër rregullator që janë miratuar këto muaj për administrimin dhe numërimin e votave nga jashtë.”

Pasi i dëgjoi të dyja palët, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi që ta shpallë vendimin sot në 15:00. Pretendimi kryesor i Partisë Demokratike është se një pjesë e madhe e votave të Greqisë nuk janë dorëzuar personalisht te votuesi dhe nuk janë kthyer personalisht nga ai. Për këtë arsye çdo zarf i Greqisë u kontestua dhe u veçua. Vendimi i Celibashit u rrëzua nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, vendimmarrja e të cilit u dërgua në Kolegjin Zgjedhor nga Partia Demokratike dhe pritet edhe një vendim në 13:30, njofton GT.

Artikujt e fundit

Tiranë – Merz: Synimi im, bashkëpunimi i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Samit

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha sot nga Tirana...

Europa “zbret” në Tiranë! 47 liderë në Samitin e Komunitetit Politik

Kryeministri Edi Rama mikpret liderët e Europës në Samitin...

Statuja e Melania Trump zhduket në mënyrë misterioze në Slloveni

Një vepër prej bronzi që shfaqte Zonjën e Parë...

“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë

Ursula Von der Leyen nga Tirana deklaroi sot se:...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Komitetit Politik në Tiranë

Njësoj sikurse liderët e tjerë, ajo u prit nga...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Europa “zbret” në Tiranë! 47 liderë në Samitin e Komunitetit Politik

Kryeministri Edi Rama mikpret liderët e Europës në Samitin...

Statuja e Melania Trump zhduket në mënyrë misterioze në Slloveni

Një vepër prej bronzi që shfaqte Zonjën e Parë...

Arben Taravari jep dorëheqjen, largohet nga qeveria e Maqedonisë së Veriut  

Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë...

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

Zhvillimi i tregut në arsimin privat, programeve pas shkollës,...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm