Donald Trump ka ndarë mendimet e tij për sulmin e mbrëmshëm me raketa dhe dron rus në Kiev.
Duke postuar në Truth Social, presidenti amerikan tha: “Nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev, transmeton Telegrafi.
“Nuk është e nevojshme, dhe një kohë shumë e keqe. Vladimir, ndalu! 5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të mbarojmë Marrëveshjen e Paqes”, ka shtuar presidenti amerikan. Dje, Trump pretendoi se e kishte më të lehtë të negocionte me Moskën sesa me Ukrainën, duke thënë se mendonte se “ne kemi një marrëveshje me Rusinë”.
Ai gjithashtu akuzoi Volodymyr Zelensky për zgjatjen e luftës në Ukrainë, për shkak të qëndrimit të tij mbi Krimenë, njofton telegrafi.