Një ditë pasi shqiptarët shprehën vullnetin e tyre në kutitë e votimit, vijon në Tiranë procesi i numërimit të votave.
Sipas të dhënave të KQZ deri më tani janë numëruar 253 QV nga 1282 në total. PS deri më tani ka siguruar 36511 (47,80% të votave) ndërsa PD-ASHM 26839 (35.14% të votave). Dy partitë e mëdha sipas rezultateve të deri tanishme ndiqen nga partitë e reja ku: Partia Mundësia renditet e treta dhe ka marrë 3756 vota (4,92%)
Nisma- Shqipëria Bëhet ka marrë 2380 vota (3,12%)
Lëvizja Bashkë ka marrë 2161 vota (2,83%)
Koalicioni Euroatlantik ka marrë 1247 vota (1,63%)
Për rezultatet në kohë reale kliko (këtu)