Vijon procesi i numërimit – PS drejt mandatit të katërt, PD ruan ende 2 qarqe, PSD forcë e tretë

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë vendin. Deri më tani, kur janë numëruar 1.810 nga 5.225 qendra votimi gjithsej, Partia Socialiste (PS) ka siguruar 52.53% të votave në shkallë vendi, duke mbajtur epërsinë në shumicën e qarqeve. Nga ana tjetër koalicioni PD-ASHM ka 34.40% të votave në nivel kombëtar. Në vend të tretë si forcë politike renditet PSD me 18.398 vota ose 3.98%.

Ajo që vihet re është se partitë e reja “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe partia Mundësia e Agron Shehaj kanë marrë gjithashtu një përqindje të konsiderueshme, konkretisht NISMA-SHB ka marrë 15.790 vota ose 3.42% dhe Partia Mundësia ka marrë 11.956 vota ose 2.59%. Nga votat e numëruara deri tani Partia Demokratike ka një rezultat më të lartë në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, deri në orën 19:00 të dielës së 11 majit, vetëm 42,17% e qytetarëve e shfrytëzuan këtë të drejtë. Përveç fletëvotimeve brenda vendit, për herë të parë sivjet do të numërohen edhe të paktën 194.889 zarfe të ardhura nga shqiptarët jashtë vendit.

11:53| KQZ nxjerr rezultatin e Vorës ku u votua elektronikisht, fiton PS me 57.09%, PD-ASHM merr 33.93%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur rezultatet e numërimit të bashkisë së Vorës pjesë e qarkut të Tiranës në të cilën u aplikua numërimi elektronik. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Partia Socialiste rezulton fituese me 8082 vota të cilat përbëjnë 57.09 %. Nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë vetëm 4803 që përbëjnë 33.93 %.

Në vend të tretë renditet PSD me 330 vota, ndërsa në vend të katërt Partia Mundësia me 313 vota.

Megjithëse pritej që rezultati për bashkinë e Vorës pritej të dilte menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit duke qenë se u aplikua votimi elektronik  KQZ vendosi mospublikimin e tij pas një kërkese të bërë nga Partia Demokratike, gjë e cila u shty për t’u publikuar mesditën e sotme.

11:50| Përfundon numërimi në njësinë nr. 10 në Tiranë, fiton PS me 49%, PD-ASHM merr vetëm 32.3

Partia Socialiste ka fituar në njësinë numër 10 në Tiranë, duke marrë 49 përqind të votave, e ndjekur nga PD-ASHM me 32.3 përqind të votave.

Partia Mundësia është e treta me 6.4 përqind. Lëvizja Bashkë ka marrë 3.7 përqind të votave, ndërsa koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka arritur të marrë 2.9 përqind.

10:45| Përfundon numërimi në Himarë, fiton PS-ja me 51.26 %, PD-ASHM merr vetëm 38.01 %

Në Himarë ka përfunduar procesi i numërimit në Himarë ku Partia Socialiste ka marrë 3196 vota, të cilat përbëjnë 51.26%. Më pas vjen koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 2370 vota, të cilat përbëjnë 38.01 %. Ndërsa koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” 358 vota ose 5.74% të votave. Më pas Lëvizja Bashkë ka marrë 58 vota, Lëvizja Atdheu 7 vota, Partia Koalicioni Euroatlantik 10 vota, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 20 vota, Partia Aleanca Demokracia e Re 8 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 21 vota.

10:45 | Përfunon numërimi në Tepelenë, fiton PS-ja me 68.15 %, PD-ASHM merr vetëm 21.27 %

Në Tepelenë që është pjesë e qarkut të Gjirokastrës ka përfunduar procesi i numërimit, ku Partia Socialiste ka fituar me 68.15 për qind, të cilat përbëjnë 3214 të votave në total. Më pas vjen Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore e cila ka marrë 1003 vota, të cilat përbëjnë vetëm 21.27 për qind. Pas tyre vijnë koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 149 vota, partia ‘Mundësia’ 84 vota dhe PSD me 130 vota.


10:44 | PS kryeson qarkun e Elbasanit me 61.22%, PD-ASHM ka siguruar vetëm 29.04%

Qarku Elbasan vijon procesin e numërimit, me përjashtim të Belshit, Librazhdit, KZAZ 49 ( bashkia Elbasan). Në rang qarku janë numëruar 186 kuti nga 508 që janë gjithsej.

  • Partia Socialiste – 61.22%
  • Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore – 29.04%
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 3.20%
  • Partia Mundësia – 2.09%
  • Koalicioni Euroatlantik – 1.92%

09:55 | PS kryeson qarkun e Fierit me 63.39%, PD-ASHM ka siguruar vetëm 25.13%

Teksa vijon procesi i numërimit, në qarkun e Fierit deri më tani  janë numëruar 157 nga 587 kuti të cilat kanë prodhuar rezultatet e caktuara.

Kështu sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë udhëheq me 25836 vota, të cilat përbëjnë 63.39%. Më pas vjen koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) e cila ka siguruar 10.244, të cilat përbëjnë 25.13%.

Ndërkaq, forcë e tretë renditet deri tani Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 1.691 vota (4.15%).


09:45 | Numërimi në Himarë drejt fundit, kryebashkiaku Tavo: Rezultati përtej pritshmërive

Edhe pse me ngadalësi si proces, grupet në Himarë ia dolën të hënën që të çojnë drejt fundit numërimin e votave për subjektet politike, duke lënë pas vetëm një kuti nga Vranishti deri në orën e raportimit, në 9:45. Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, i cili e ndoqi nga afër procesin, deklaroi për RTSH se grupet e numërimit do të kalojnë më tej te votat për kandidatët për deputetë. “Janë të lodhur edhe komisionerët e KZAZ-së, por edhe numëruesit, kështu që është rënë dakord me konsensus që të ketë disa orë pushim për të rifilluar me numërimin e fletëve të votimit për kandidatët,” u shpreh z. Tavo.

Për sa i përket rezultatit, kur janë numëruar 35 nga 35 qendra votimi gjithsej, në Himarë udhëheq Partia Socialiste me 50,45% të votave, ndjekur nga koalicioni PD–ASHM me 39,05% dhe koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në vendin e tretë, me 5,49%.

09:10 | Përfundon procesi i numërimit në Kolonjë, fiton PS-ja me 64.38%. PD-ASHM merr vetëm 28.70%

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në KZAZ-në e Bashkisë së Kolonjës, ku ka rezultuar fituese Partia Socialiste me 64.38%, duke arritur të marrë 3 733 vota në total. Në vendin e dytë vjen Partia Demokratike, me 28.70%, që përbëjnë 1 664 vota në total. Nga partitë e tjera, vetëm koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” ka arritur të marrë më shumë se 100 vota.


08:49 | Qarku Gjirokastër, PS kryeson bindshëm me 64.07%, PD-ASHM vjen e dyta me 28.18%

Deri më tani në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 113 nga 198 QV ku sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 13.238 vota, të cilat përbëjnë 64.07% të totalit.

Më pas vjen koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 6081, të cilat përbëjnë 28.18%.  Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, ku spikat Nisma-SHBA me 675 vota të cilat përbëjnë 3.13%, Partia Mundësia me 299 vota (3.13%), dhe Lëvizjen Bashkë me 208 vota (0.96%).


08:47 | Edhe 10 kuti në Himarë, gazetarja: Vështirësi për të identifikuar kush ka votuar

Në Himarë raportohen edhe 10 kuti për t’u numëruar. Procesi është i ngadaltë, informoi gazetarja e RTSH, Brikena Kuka, sepse numëruesit e kanë të vështirë për të identifikuar se kush ka votuar për pjesën e kandidatëve, pra ku është vënë shenja.


08:24 | PS kryeson në Lezhë, kandidati Paci: Po na ecën mbarë “matematika”, marrim edhe mandatin e katërt

Partia Socialiste ka rimarrë epërsinë ndaj rivalëve demokratë (43.85%) në Lezhë, duke siguruar 44,25% të votave të numëruara, kur janë përpunuar gati një e treta e qendrave të votimit. Ermal Paci, kandidati i PS-së në Lezhë, deklaroi për RTSH se klima e zgjedhjeve të këtij viti ka qenë e mirë dhe puna e tyre me komunitetin ka pasur rezultat. Ndërsa shumica e njësive mbeten për t’u numëruar, z. Paci tha se numërimi është ngadalësuar për arsye procedurale, jo prej numëruesve.

Në KZAZ 12 dhe KZAZ 13 kemi mbaruar thuajse 6 njësi. Kemi edhe 5 njësi të tjera, si qytetin e Lezhës, më i madhi, që ende nuk ka filluar. Sipas diskutimeve që sapo bëmë dhe me njoftimin e KZAZ-së, presim që numërimi të rifillojë në orën 13:00. Numërimi ka ecur pak avash, jo për fajin e numëruesve, por se fleta ka qenë pak si çarçaf. Edhe procedurat e zarfeve kanë marrë kohë më shumë se herët e tjera,” u shpreh z. Paci.

08:15 | Qarku Shkodër, kryeson koalicioni PD-ASHM me 41.11%, PS vjen e dyta me 34.93%. Nisma-SHB, e treta

Në qarkun e Shkodrës koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM kryeson deri më tani, me 41.11%, e përkthyer në vota 11027. Më pas vjen Partia Socialiste me 34.93% ose 9369 vota. Forcë e tretë renditet Nisma-SHB me 1.44 për qind ose 386 vota të marra deri në këtë orë.  


07:45 | Qarku Tiranë-PS udhëheq me 47.80%, koalicioni PD-ASHM merr mbi 35.13%- Forcë e tretë, ‘Mundësia’ me 4.92%

Teksa vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, deri më tani në qarkun e Tiranës janë numëruar 253 kuti nga 1282 që janë në total. Sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 36511 vota ose 47.83%.

Pas Partisë Socialiste vjen koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), që  ka siguruar ka siguruar 28233, që përbëjnë 35.13%.

Forcë e tretë, sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 4033 vota, që përfaqësojnë 4.92% të totalit të votave të marra deri tani.


6:53 | PS drejt mandatit të katërt, PD ruan ende 3 qarqe, PSD forcë e tretë

Partia Socialiste duket se po shkon drejt marrjes së mandatit të katërt, ku vijon të ruajë epërsinë e votave gjatë numërimit në rang vendi. Nga 1235 qendra votimi të numëruara nga 5.225 në total, PS ka marrë 163.666 vota ose 53.02%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 105.219 vota ose 34.09%.

Në vend të tretë si forcë politike renditet PSD me 11.707 vota ose 3.79%. Ajo që vihet re është se partitë e reja “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe partia Mundësia e Agron Shehaj kanë marrë gjithashtu një përqindje të konsiderueshme, konkretisht NISMA-SHB ka marrë 10.673 vota ose 3.46% dhe Mundësia ka marrë 8.047 vota ose 2.61%.


05:43 | PS në epërsi, kryeson në shumicën e qarqeve. PD mban Veriun

Nga numërimi i 877 qendrave të votimit nga 5,225 në total në rang vendi, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 53.49% ose 113,553 vota, e ndjekur nga koalicioni PD-ASHM me 33.62% ose 71,367 vota, duke reflektuar një diferencë të ndjeshme prej rreth 20%.

Ndërkohë, partitë e tjera si PSD kanë marrë 8227 vota (3.88%), Nisma-SHB 7578 vota (3.57%), dhe Mundësia 5389 vota (2.54%).

Teksa PS ka dalë deri më tani forcë e parë në shumicën e qarqeve të vendit,  PD-ASHM ruan epërsinë vetëm në tre qarqe veriore: Shkodër, Kukës dhe Lezhë, bastione tradicionale të së djathtës.

Procesi i numërimit po vijon ende në të gjithë vendin, ku mbeten ende shumë kuti për t’u numëruar.


04:40 | Numërimi i votave – PD kryeson ndjeshëm në tre qarqe në veri të vendit

Ndërsa kanë kaluar disa orë nga nisja e numërimit të votave në 12 qarqet e vendit, ku kanë ushtruar të drejtën për të zgjedhur ligjvënësit e rinj 42.16% e qytetarëve në vend, Partia Demokratike ka kryesuar ndjeshëm në tre qarqe, ndaj forcës më të madhe politike në vend, Partisë Socialiste.

Partia Demokratike ka mundur të sigurojë në Qarkun e Shkodrës 3194 vota nga numërimi i 38 Qendrave të Votimit, nga 405 QV që ka ky qark, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 2805 vota.

Në Qarkun e Kukësit, aty ku janë numëruar 33 Qendra Votimit nga 139 që janë në total, Partinë Demokratike e kanë votuar 4452 qytetarë, ndërsa votën kundrejt PS e kanë dhënë vetëm 2616 persona.

Qarku i tretë në të cilën Partia Demokratike dominon ndjeshëm ndaj socialistëve, është qarku i Lezhës, ku janë numëruar 30 Qendra Votimi nga 245 në total, e prej ku demokratët kanë mundur të sigurojnë 3366 vota, duke kryesuar me 279 vota ndaj Partisë Socialiste e cila ka marrë 3087 vota.


04:12 | Mbyllet numërimi për KZAZ 77 Përmet, PS merr rreth 3-fishin e votave më shumë se PD

Procesi i numërimit të votave është mbyllur për KZAZ-në 77 në Përmet, ku fituese me më shumë vota ka dalë Partia Socialiste.

Konkretisht PS ka marrë 1148 vota në total në këtë KZAZ, ndërsa PD ka marrë vetëm 408 vota. Diferenca e votave të PS-së në këtë KZAZ është rreth 3-fish me e madhe se PD, megjithatë procesi i numërimit vijon ende për qendrat dhe zonat e tjera.


03:20 | PS kryeson në rang vendi me 54.30% të votave, PD me 33.76%

Në 334 qendrat e votimit të numëruara deri më tani, rezulton se PS kryeson në shumicën e qarqeve në vend dhe kryeson me 54.30% të votave. Më pas renditet koalicioni opozitar PD-ASHM me 33.76% të votave.


02:09 | Numërimi në qarkun Berat, PS kryeson bindshëm

Qarku i Beratit prodhon 7 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 39.55%.

Procesi i numërimit të votave në qarkun Berat po vazhdon, dhe deri në këtë moment janë numëruar 84 nga 275 Qendrat e Votimit. Të dhënat paraprake tregojnë një avantazh të ndjeshëm të Partisë Socialiste.

Partia Socialiste (PS) ka marrë 11518 vota ose 58.57%

PD-ASHM renditet e dyta me 6050 vota ose 30.76%.

Koalicioni Nisma Shqipëri Bëhet ka grumbulluar 1238 vota, që përfaqësojnë 6.29%.


02:05 | Numërimi në qarkun FierPS ruan epërsinë

Qarku i Fierit prodhon 16 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 42.02%.

Në qarkun Fier, deri më tani janë numëruar 116 nga 587 Qendra Votimi, dhe rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të ndjeshëm për Partinë Socialiste.

Partia Socialiste (PS) ka marrë 19267 vota, që përbëjnë 63.34%

PD-ASHM ka siguruar 7703 vota ose 25.32%.

NISMA-SHB ka marrë 1302 vota ose 4.28%.

Mundësia ka marrë 791 vota ose 2.60%.


02:00 | Numërimi i votave në qarkun e Vlorëskryeson PS

Qarku i Vlorës prodhon 12 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 31.47%.

Në qarkun Vlorë janë numëruar 144 nga 449 Qendra Votimi, dhe Partia Socialiste vijon të kryesojë me diferencë ndaj opozitës.

Partia Socialiste  – 16308 vota (58.29%)

PD-ASHM – 7825 vota (27.97%)

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 1620 vota (5.79%)

Mundësia – 1114 vota (3.98%)

01:54 | Numërimi në qarkun e Durrësitkryeson PS

Qarku i Durrësit prodhon 14 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 40.53%.

Në qarkun Durrës, janë numëruar deri tani 69 nga 493 Qendra Votimi, dhe rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të vogël të PS ndaj PD-ASHM

Partia Socialiste (PS) – 10187 vota (52.93%)

PD-ASHM – 7649 vota (39.74%)

Mundësia – 429 vota (2.23%)

NISMA-SHB – 429 vota (2.23%)


01: 12| Numërimi në qarkun e LezhësPD-ASHM kryeson ndaj PS

Qarku i Lezhës prodhon 7 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 41.40%.

Në këtë qark janë numëruar 56 Qendra Votimi nga 245 në total, ku koalicioni PD-ASHM kryeson ndaj Partisë Socialiste.

PS- 6303 vota ose 44.43%

PD-ASHM 6202 vota ose 43.72%

NISMA-SHBA 810 ose 5.71%

PSD  – 446 vota ose 3.14%


01:09 | Numërimi në qarkun e Dibrëskryeson PS

Qarku i Dibrës prodhon 5 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 50.10%.

46 Qendra Votimi janë numëruar në këtë qark nga 222 që janë në total.

PS- 7139 vota ose 59.15%

PD-ASHM 4450 vota ose 36.87%

NISMA-SHB 121 vota ose 1%


01:06 | Numërimi në qarkun Shkodër, PD-ASHM në avantazh

Qarku i Shkodrës prodhon 11  mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 36.78%.

Nga numërimi i 76 Qendrave të Votimit nga 405 që janë në total, Partia Demokratike është në avantazh ndaj Partisë Socialiste.

PS- 6043 vota ose 34.76%

PD-ASHM 6958 vota ose 40.03%

PSD- 3604 vota ose 20.73%


01:04| Numërimi në qarkun e TiranësPS mbi 18% më shumë vota se PD

Qarku i Tiranës prodhon 37 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 48.73%.

Deri tani janë numëruar 194 nga 1,282 Qendra Votimi, dhe sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste (PS) mban avantazhin me një përqindje të lartë votash.

PS – 27689  vota, 49.19%

PD-ASHM – 19287 vota, 34.27%

Partia Mundësia – 2768 vota, 4.92%

Lëvizja Bashkë – 1624 vota, 2.89%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 1776 vota, 3.16%


00:30 | Numërimi në qarkun e Gjirokastrëskryeson PS

Qarku i Gjirokastrës prodhon 4 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 39.23%.

Janë numëruar 97 Qendra Votimi nga 198 që janë në total, ku PS është kryesuese në këtë qark.

PS- 11963 vota ose 63.72%

PD-ASHM 5353 vota ose 28.51%

NISMA-SHB – 590 vota ose 3.14%


Artikujt e fundit

Presidenti i Këshillit Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa deklaroi sot se...

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina arritën një...

1 shekull zgjedhje në Shqipëri: Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

Më 5 Dhjetor të 1920, qeveria e asaj kohe...

10 aktorët më të pasur në botë

Së fundmi është publikuar lista e fundit e aktorëve...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë Shqipërinë

Kur janë numëruar 3330 Qendra Votimi nga 5225 në...

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina arritën një...

10 aktorët më të pasur në botë

Së fundmi është publikuar lista e fundit e aktorëve...

Vetëm popujt e informuar mund të bëjnë zgjedhje të lira

Papa Leon XIV bëri thirrje për gazetari "paqebërëse", duke...

Ambasadori Kapiti takon Asambleisten e Camden-it

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar,...

neoFILMS prezanton “Minibeast” dhe “ZHAK” në Marketin e Festivalit të Filmit në Cannes

Shtëpia filmike neoFILMS, e njohur për prodhimin e animacioneve...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm