21.5 C
Zurich
spot_img

Kryeministri britanik mbërrin në Tiranë, pritet në takim nga Begaj dhe Rama

Ka mbërritur në Shqipëri, në vizitën e tij të parë zyrtare Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Takimin e parë në Tiranë, Starmer e ka nisur me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj. Ky i fundit ka pritur Starmer dhe delegacionin që shoqëronte kryeministrin britanik, e ku pas fotos e shtrëngimit të duarve, kanë vijuar me takimin në ambientet e Presidencës.

Pas takimit me Begajn, Starmer u prit në një ceremoni zyrtare edhe nga Kryeministri Edi Rama, me të cilin pritet të mbajë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit “kokë më kokë”.

Ndërkaq, kreu i shtetit, Bajram Begaj do të takojë gjatë kësaj të enjte edhe dy delegacione të tjera. Kësisoj, në orën 12:00, Presidenti Begaj do të presë në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Feridun Sinirlioğlu, dhe delegacionin që e shoqëron.

Pak orë më vonë, në 15:30 kreu i shtetit do në një takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe delegacionin që e shoqëron atë.

Ditën e sotme, liderët europianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor do të vijnë në Shqipëri në kuadër të samititi të Komunitetit Politik Europian të 16 majit i cili do të mbahet në Shtëpinë e Europës të zhvendosur në Sheshin Skënderbej, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

Këshilli Danez për Refugjatët (DRC) – një organizatë e...

Costa për Shqipërinë: Jeni në rrugën e duhur drejt BE, tani është koha për veprim

Presidenti i Këshillit Europian në detyrë, Antonio Costa, ka...

Barcelona 1 hap larg titullit

Barcelona është një hap larg titullit kampion në Spanjë,...

Presidentja Osmani: “Kosova nuk mund të shkojë në zgjedhje pa u konstituuar Kuvendi”

Presidentja Vjosa Osmani tha se nuk e ka problem...

Albina Bilalli-Zeqiri “Qytetare nderi” në zemër të Gjermanisë

Intervistoi: Dashnim HEBIBi, Mössingen të Gjermanisë Një vlerësim që flet...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

Këshilli Danez për Refugjatët (DRC) – një organizatë e...

Costa për Shqipërinë: Jeni në rrugën e duhur drejt BE, tani është koha për veprim

Presidenti i Këshillit Europian në detyrë, Antonio Costa, ka...

Barcelona 1 hap larg titullit

Barcelona është një hap larg titullit kampion në Spanjë,...

Albina Bilalli-Zeqiri “Qytetare nderi” në zemër të Gjermanisë

Intervistoi: Dashnim HEBIBi, Mössingen të Gjermanisë Një vlerësim që flet...

Episoda e 16-të e cirkut të VV-së

Nga: Maki DIBRA, Zvicër Kur pushteti bëhet peng i...

As te presidentja nuk është arritur ndonjë marrëveshje

Ka përfunduar takimi i presidentes Vjosa Osmani me katër...

Abdixhiku: ” U mblodhën për të diskutuar gjëra e njëjta”

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas...

KQZ thirrje partive: Procesi i numërimit duhet të përfundojë brenda orës 24:00!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë një thirrje...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kategoritë e popullarizuara

spot_img