Intervistoi: PhD. Dashnim Hebibi, Zürich
Intervistë ekskluzive me Prof. Rexhep Gashi, Kryetar i Institutit për Avancim Kombëtar (IPAK)
“Në vitin 2006, isha ndër të parët që mendova për drejtimin elektrik të veturave inteligjente. Idetë e mia janë aplikuar më pas nga Tesla dhe kompani të tjera”, na tha ndër të tjera Prof.dr.Rexhep Gashi që jeton e vepron në Zvicër.
Prof. dr. Rexhep Gashi: Shkenca si mision kombëtar. Shkencëtari që pranoi mirënjohje nga Presidenti Jacques Chirac. I qetë, i sjellshëm, modest dhe punëtor i madh. I buzëqeshur, familjar dhe hulumtues. Atëdheun e do shumë dhe është i lidhur thellë me të. Enkas për qendrën mediale shqiptare sam24.info realizuam këtë intervistë me një nga mendjet më të ndritura të diasporës sonë – Prof. Rexhep Gashi.
Profesor Gashi, ju falënderojmë që ndatë kohë për këtë intervistë. Jeni shkencëtar i njohur, megjithatë, mund të na bëni një prezantim të shkurtër për lexuesit tanë?
Së pari, ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme që bëni në promovimin e vlerave të diasporës sonë. Kam pasur fatin të studioj në Zvicër që nga viti 1993 dhe të diplomohem në EPFL në Lozanë, me fokus në mekanikë, energji të ripërtëritshme dhe një Ex-MBA në ekonomi në UNIL. Kam qenë një nga pionierët në zhvillimin e veturave elektrike me bateri dhe hidrogjen (fuel cell), si dhe ndër të parët në botë që kam konceptuar veturat pa pilot. Nga viti 1998 deri më 2011, jam fokusuar në zgjidhje inovative për mobilitet të qëndrueshëm. Zbulimet e mia janë të shumta dhe të dokumentuara – më shumë mund të gjeni në këtë link: https://patents.justia.com/inventor/rexhep-gashi
Jeni zgjedhur kryetar i IPAK. Si e pranuat këtë përgjegjësi?
Me gjithë kohën e kufizuar që kam, pranova këtë detyrë me shumë respekt, pas kërkesës së Prof. Dr. Fadil Çitaku. Ishim bashkë me të që iniciuam themelimin e IPAK, një institut që për herë të parë në historinë tonë bashkon shkencëtarë të nivelit botëror me origjinë shqiptare.
Çfarë ju shtyu të formoni këtë institut?
Pas themelimit të Albanian Engineering of Switzerland (AES) në 2011, ndjeva nevojën për një organizim më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës shkencor – IPAK. Objektivi është krijimi i një kulture shkencore shqipe, përkrahje për rininë, dhe rritja e nivelit shkencor të kombit tonë.
Si u prit nga diaspora kjo nismë?
Jemi shumë të kënaqur me përkrahjen e madhe që kemi marrë. Kemi në radhët tona personalitete të shquara nga Europa deri në Amerikë në fusha të ndryshme – nga mjekësia te inxhinieria dhe shkencat ekzakte.
Pse u themelua IPAK në Kosovë?
Sepse është jetike që zëri ynë shkencor të dëgjohet në trojet tona. Është koha për një bashkim kombëtar – fillimisht në fushën shkencore dhe ekonomike. Kosova dhe gjithë viset shqiptare kanë nevojë për këtë vizion.
Sa anëtarë ka IPAK aktualisht?
Nuk kemi një numër të saktë, por jemi mbi 100 anëtarë aktivë dhe pasivë.
Cili është projekti i parë që do të realizoni si kryetar?
Krijimi i një rrjeti gjithëpërfshirës të shkencëtarëve shqiptarë dhe organizimi i një konference shkencore në Zvicër.
Në fillim ata kanë nevoj të analizojnë nevojat e tyre :
a) ngritja e arsimit dhe të shkollimit profesional duke inegruar diasporën shqiptare në ndihmë,
b) integrimi i inxhinjerëve dhe ekspertëve të diasporës në borde menagjeriale si këshillues (Trepça, Infrakos, Transkos, Univerzitete publike, etj.).
c) Ambasadat e Kosovës duhet të hapin nga një dhomë bashkëpunimi ndër-shtetëror ku ekspertë shqiptarë të diasporës duhet të punojnë me ekspert të shtetit ku jetojnë për të krijuar mundësi bashkëpunimi ndërshtetëror.
d) Krijimi dhe financimi i projekteve profesionale në bashkëpunim me ekspert të diasporës në vendet e origjinës. Kjo e fundit do mundëson edhe transeferin e diturisë në vendet tona të origjinës. Financimi i projekteve shtetërore me kompanit ndërkombëtare nuk e garanton këtë transfer!
Nënshkrimi i marrveshjes së bashkpunimit me qeverin Kurti. E cila nuk u aplikuar nga qeverija kosovare.
Ku do të fokusohet më shumë IPAK?
Në anëtarësim dhe ndërlidhjen shkencore mes anëtarëve të tij.
Kush mund të jetë pjesë e IPAK dhe a duhet të ketë titull shkencor?
Të gjithë ata që duan të kontribuojnë për ngritjen kombëtare. Titulli shkencor nuk është i domosdoshëm, ndonëse shkencëtarët bartin barrën e përfaqësimit.
Cila konferencë ju ka lënë më shumë përshtypje dhe a e dini sa keni marrë pjesë?
Prezantimi në Paris më 2004 ku mora mirënjohje nga Presidenti Jacques Chirac, ishte moment i veçantë. Numri i konferencave është i madh, nuk e mbaj mend saktë.
Keni punuar edhe në fushën e veturave Tesla?
Po, në vitin 2006, isha ndër të parët që mendova për drejtimin elektrik të veturave inteligjente. Idetë e mia janë aplikuar më pas nga Tesla dhe kompani të tjera.
A janë të sigurta veturat elektrike?
Po, madje më të sigurta se ato me djegie të brendshme. Janë të pajisura me sisteme inteligjente sigurie.
Si e shihni gjeneratën e tretë në mërgatë dhe a kanë bërë mjaftueshëm shtetet tona për mërgatën?
Gjenerata e tretë është jashtëzakonisht e integruar dhe e arsimuar. Shtetet tona fatkeqësisht nuk e kanë vlerësuar sa duhet këtë potencial.
Anjë popull që ka migruar në Zvicërr nuk ka arritur nivelin tonë. Gjenerata e dytë dhe e tretë janë zhvilluar dhe janë inregruar shkëlqyeshëm, kanë një nivel shumë të lartë të shkollimit në të gjitha sferet, sot nuk ka universitet, bankë, assurance, komunë apa administrat kantonale që nuk gjeni shqipëtar duke punuar. Kjo gjenerat mban lidhje të forta me prinderit dhe vendet tona të origjinës. Jemi me fat që jemi me origjinë nga viset e adriatikut ku këto gjenerata shkojnë në pushim dhe mbajnë lidhjet e tyre të origjinës. Ajo çka mungon është lidhjet akademike me vendet tona të origjinës !
Çfarë duhet të bëjnë shtetet tona për diasporën?
Duhet të krijojnë ura bashkëpunimi me diasporën, përmes shkollimit profesional, përfshirjes në borde këshilluese, bashkëpunimit ndër-shtetëror dhe financimit të projekteve me ekspertë të diasporës.
A vizitoni shpesh Kosovën dhe a bashkëpunoni me shkencëtarët në atdhe?
Po, të paktën tri herë në vit. Kam investuar në Kosovë – në hoteleri dhe verëtari. Por bashkëpunimi shkencor me vendlindjen është ende i kufizuar.
Ju kujtohet dita e parë e mërgimit?
Po, më 16 qershor 1987, u nisa pa e ditur mirë se ku po shkoja. Për shumë vite kam besuar se do kthehem, por elitat politike nuk e kuptojnë ende rëndësinë e bashkëpunimit me diasporën.
A po harrohet mërgata dhe a duhet të afrohet më shumë rinia e saj me atdheun?
Po, për fat të keq po harrohet. Shtetet tona duhet të krijojnë lidhje me rininë e diasporës, e cila është një pasuri e pashfrytëzuar.
Cila është porosia juaj për të rinjtë e mërgatës?
Mos harroni rrënjët tuaja, gjakun dhe historinë tuaj. Jemi pasardhës të heronjve dhe shembujve më të mirë të njerëzimit. Jemi një komb me kulturë dhe traditë të lashtë.
“Veturat e para në botë me hidrogjen (Ujë H2O) dhe baterija elektrike të patentuar nga Zbuluesi Rexhep GASHI, në vitin 2002-2011. I vetmi shkencëtar në botë me zbulime në lami të ndryshme shkencore si në Mekanik, elkromekanik, elektromanjetik, termodinamik, elektrokimi, HVAC, komresor centrifugal etj“
Faleminderit shumë për këtë intervistë të frytshme i nderuar z.Hebibi dhe ju uroj shumë suksese me Qendrën Mediale Shqiptre SAM24.info. Do ta keni përkrahjen tonë!
Faleminderit juve për këtë mision fisnik në shërbim të dijes dhe kombit tonë.
SAM24.info