Tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine, mbyllet votimi i parë për zgjedhjen e Papës

133 kardinalë u mbyllën sot në konklavën në Kapelën Sistine, ku zhvilluan votimin e parë të fshehtë për zgjedhjen e Papës së 267-të të Kishës Katolike Romake, por pa një emër.

Nga oxhaku i i Kapelës Sistine u pa të dilte tymi i zi, i cili sinjalizon se nuk është arritur një konsensus mes kardinalëve për të zgjedhur Papën e ri.

Nëse tymi do të ishte i bardhë, do të nënkuptonte së kardinalët zgjodhën një Papë të ri, pas vdekjes së Papa Françeskut

Në Sheshin e Shën Pjetrit ishin mbledhur qindra besimtarë që prisnin të shihinin ngjyrën e tymit që del nga oxhaku. Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave.

Koha e zgjedhjes së Papës së ri mbetet e paqartë. Nga përvoja e mëparshme, Konklavat zakonisht zgjasin dy deri në tre ditë, por gjithçka do të varet nga shpejtësia e arritjes së konsensusit.

Nga 133 kardinalët me të drejtë vote, 53 janë europianë, por besohet se janë të përçarë. Aziatikët janë më të bashkuar, por janë vetëm 23. Ndërkohë, rreth 20 kardinalë konservatorë nuk kanë mjaftueshëm vota për të zgjedhur Papën, por mund të ndikojnë me mbështetjen e tyre.

Konklava ka gjithmonë një tërheqje të jashtëzakonshme për opinionin publik. Rregullat misterioze, kodet dhe simbolet e kësaj ngjarjeje të rrallë kanë frymëzuar edhe botën e kinemasë, që ka sjellë filma të paharrueshëm në ekran të madh.

Veçanërisht, veshjet simbolike të kardinalëve me 33 kopsa që përfaqësojnë vitet e jetës së Krishtit, dhe brezi i mëndafshtë që përkujton betimin e tyre për pastërti, janë bërë pjesë e kësaj magjie kinematografike, njofton oranews.

Artikujt e fundit

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm