Turizmi i “uritur” për punëtorë

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës.

“Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe sanitarë. Ka mangësi për këto pozicione,. Rrogat janë rritur, duke filluar nga sanitaret deri te shefat e kuzhinës, kanë paga mjaft të kënaqshme. Sanitaret në hotelet në bregdet variojnë pagat deri në 1200 euro, kamerierët 1200-1500 euro, kuzhinierët fillojnë nga 2000 euro e lart, sipas standardit të hotelit”, tha Kujtim Dervishi-Shoqata e bareve dhe restoranteve turistike.

“Jemi në prag të fillimit të sezonit turistik. Shumë struktura kanë filluar fushatën e kërkimit të burimeve njerëzore, po përpiqemi të ezaurojmë në maksimum ata që janë të interesuar të punësohen në këtë sektor. Pagat në sektor janë dy-trefishuar”, deklaroi Vasil Bedinaj – operatorë turistikë për jugun. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit, vetëm për 3 muajt e parë të vitit, janë regjistruar afro 2.200 vende të lira pune në sektorin e turizmit, ndërsa nevoja gjithëvjetore është disa herë më e madhe.

 “Duhen 10-12 mijë punonjës që të plotësojnë nevojat e të gjithë sektorit. Për t’i mbajtur punonjësit gjatë gjithë vitit, është e domosdoshme që të gjendet një e mesme dhe të paguhen sigurimet shoqërore nga qeveria”, shtoi Dervishi. Numri më i madh i vendeve të punës në industrinë e turizmit, sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, është në Durrës, pasuar nga Saranda, Vlora dhe Tirana. 68% e vendeve të lira kërkohen me eksperiencë pune, ndërsa për 22% të pozicioneve, biznesi siguron edhe transportin për punonjësit./GT

Artikujt e fundit

Katundi im

Nga: Arsim Sylë Mulliqaj, Milano Sa shumë qajta kur u...

Paketa e maleve kundër emigrimit!

Me vetëm 1 euro ky ligj u jep mundësinë ...

Testi i parë i uljes së avionit në Aeroportin e Vlorës më 8 maj

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se Shqipëria po...

Liverpooli shpallet kampion i Premier League, barazon me tituj rivalët e Man.Utd

Në "Anfield" Liverpoolit i mjaftonte vetëm një pikë për...

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Katundi im

Nga: Arsim Sylë Mulliqaj, Milano Sa shumë qajta kur u...

Paketa e maleve kundër emigrimit!

Me vetëm 1 euro ky ligj u jep mundësinë ...

Testi i parë i uljes së avionit në Aeroportin e Vlorës më 8 maj

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se Shqipëria po...

Liverpooli shpallet kampion i Premier League, barazon me tituj rivalët e Man.Utd

Në "Anfield" Liverpoolit i mjaftonte vetëm një pikë për...

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm