Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj sulmeve ajrore të Indisë kundër Pakistanit.
India nisi sulme me raketa në të paktën tre vende në territorin e kontrolluar nga Pakistani, duke vrarë një fëmijë dhe duke plagosur dy të tjerë, sipas zyrtarëve të sigurisë pakistaneze, transmeton Telegrafi.
India tha se “sulmi preciz” kishte në shënjestër infrastrukturën e përdorur nga militantët, pas sulmit vdekjeprurës të muajit të kaluar ndaj turistëve në Kashmirin e administruar nga India, për të cilin New Delhi fajëson militantët e mbështetur nga Pakistani – një akuzë që Islamabadi e mohon.
Trump e quajti përshkallëzimin më të ri midis dy armiqve bërthamorë si një “turp”.
“Është turp. Sapo dëgjuam për këtë ndërsa po kalonim nëpër dyert e Zyrë Ovale. Ata kanë luftuar për një kohë të gjatë. Shpresoj vetëm të përfundojë shumë shpejt”, tha Trump, njofton telegrafi.