Tensionet rriten në Pallatin Mbretëror Britanik

Kriza mes Mbretit Charles dhe Princit Harry po thellohet, me burime pranë pallatit që raportojnë për irritim dhe zhgënjim të monarkut ndaj të birit. Shkak është bërë reagimi i Harry-t ndaj vendimit për t’i hequr sigurinë shtetërore, të cilin ai e cilësoi si “të pamatur”.

Sipas “The Sun”, Mbreti Charles është i zemëruar me të birin, i cili e ka përdorur çështjen e sigurisë për të akuzuar indirekt babanë se nuk kujdeset për familjen e tij. Burime pranë mbretit theksojnë se Charles është i lënduar nga sugjerimi se ai duhet të ndërhyjë në një vendim që i përket qeverisë dhe gjykatave, duke thënë se çdo përfshirje nga ana e tij do të ishte “kushtetutërisht e papërshtatshme”.

Harry, nga ana tjetër, ka deklaruar se nuk kërkon që babai të ndërhyjë, por që çështja të trajtohet me objektivitet nga autoritetet. “Nuk e di sa jetë i ka mbetur babait tim,” tha ai në një intervistë të fundit, duke nënvizuar se nuk dëshiron ta vazhdojë më këtë betejë ligjore.

Ai akuzoi gjithashtu komitetin Ravec – organi që vendos për sigurinë e figurave mbretërore – për “shpërdorim detyre”, duke pretenduar se nuk ka bërë vlerësime të rrezikut dhe ka vënë në rrezik jetën e tij dhe të familjes. Harry tha se do t’i dërgojë një letër Ministres së Brendshme për ta kërkuar një rishikim urgjent të procedurës. “E dua vendin tim, gjithmonë e kam dashur… dhe është e trishtueshme që fëmijët e mi nuk do të mund ta njohin atë,” përfundoi Harry, ndërsa marrëdhëniet me familjen mbretërore mbeten më të ftohta se kurrë./TCH

Artikujt e fundit

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm