Televizioni Shqiptar kremton sot 65-vjetorin e fillimit të transmetimeve

Televizioni Shqiptar kremton sot 65-vjetorin e fillimit të transmetimeve të tij, duke shënuar një gur kilometrik për historinë kombëtare, në shërbim të informimit të publikut, duke ruajtur kulturën dhe duke pasuruar artin.

Në vitin 1960, Televizioni nisi transmetimet vetëm për një territor të kufizuar e më pas u shtri në të gjithë vendin, duke mbuluar sot hapësirën më të madhe gjeografike nga të gjitha mediet audiovizive të vendit.

“Do i kujtoj me nostaligji gjithë këto vite, sidomos 40 vitet e mia të punës në RTSH, ashtu siç dua të kujtoj ata që me punën dhe përkushtimin e tyre i dhanë Radio Televizionit Shqiptar një dritare që u bë shumë e dashur për teleshikuesin në tërë trojet shqiptare,” thotë Dhimitër Gjoka, folës për shumë vite në RTSH.

“RTSH ishte i vetmi kanal televiziv që shikohej në mbarë Shqipërinë dhe kudo që shkoje më pëlqente, se në njëfarë mënyre sikur më përkëdhelej sedra që njerëzit më njihnin dhe më flisnin me shumë emocion,” kujton Ketrin Gjoça, prezantuesja e emisionit për fëmijë “Me Ketin”, e cila iu bashkua që e re për të mos iu ndarë stafit të Radiotelevizionit.

“Dashuria e parë dhe e fundit e imja është Radio Televizioni Shqiptar. Të gjitha energjitë tona i kemi hedhur në këtë institucion. Këtu u rritëm. Këtu formuam emër. I uroj me zemër ditëlindjen!” tregon Osman Mula, muzikant, regjisor dhe drejtues i festivaleve muzikore të Radio Televizionit Shqiptar, përveçse anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH.

Televizioni Shqiptar prodhoi në më shumë se gjashtë dekada programe që synuan të jenë gjithëpërfshirës, duke pasur në vëmendje informimin, edukimin dhe argëtimin.

Televizioni Shqiptar sot në 65-vjetorin e themelimit numëron me qindra programe tematike, dokumentarë, seriale dhe filma televizivë, koncerte, recitale, festivale muzikore kombëtare, pa lënë mënjanë gjininë e skenës së teatrit.

Sot RTSH feston dhe nderon me krenari dhjetëra gazetarë, muzikantë, artistë, skenaristë, teknikë, kameramanë, punonjës të prodhimit televiziv, që kanë dhënë kontribut të çmuar në pasurimin e programacionit të RTSH.

RTSH është transmetuesi i vetëm publik në Republikën e Shqipërisë dhe synon të përparojë në kohën e teknologjisë dhe sfidave që sjell zhvillimi në fushën e medies audiovizive. RTSH sot është televizioni i historisë së Shqipërisë, njofton rtk.

Artikujt e fundit

Dardanet fitojnë ndaj Estonisë

Kombëtarja e Kosovës U16 e vajzave e ka nisur...

Ezgjan Alioski do të luajë në finalen e Champions League së Azisë, mund të përballet me Ronaldon

Lojtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgjan...

Vatikani publikon detajet e konklavës për zgjedhjen e Papës së ri

Vatikani njoftoi sot detajet e orarit për fillimin e...

Osmani takoi shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Klitschko e falënderon për mbështetjen ndaj Ukrainës – Abdixhiku kërkon njohjen e Kosovës

Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka falënderuar...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

PSG bën hapin e madh drejt finales së Championsit, Arsenal “bie” në shtëpi

Paris Saint-Germain ka bërë një hap të madh drejt...

Dardanet fitojnë ndaj Estonisë

Kombëtarja e Kosovës U16 e vajzave e ka nisur...

Ezgjan Alioski do të luajë në finalen e Champions League së Azisë, mund të përballet me Ronaldon

Lojtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgjan...

Vatikani publikon detajet e konklavës për zgjedhjen e Papës së ri

Vatikani njoftoi sot detajet e orarit për fillimin e...

Osmani takoi shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Klitschko e falënderon për mbështetjen ndaj Ukrainës – Abdixhiku kërkon njohjen e Kosovës

Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka falënderuar...

Njoftim nga Konsullata e Kosovës në Cyrih

Njoftim për Festat Zyrtare: Të nderuar bashkatdhetarë, Në pajtim me Ligjin...

Zelensky: Jo dhurata territoriale për Putinin. Përfundoni luftën në mënyrë të drejtë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje që të...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm