Studentët e UEJL vizitojnë Universitetin Epoka dhe Fakultetin e Arkitekturës në Tiranë

Më 25 prill 2025, studentët e vitit të pestë të Fakultetit të Shkencave Teknike – Arkitekturë dhe Dizajn të UEJL, së bashku me stafin akademik, realizuan një vizitë inspiruese në Universitetin Epoka dhe Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit të Tiranës.

Qëllimi i kësaj vizite ishte prezantimi i punës akademike dhe inicimi i bashkëpunimeve të reja me institucione prestigjioze të arsimit të lartë në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës.

Në Universitetin Epoka, delegacioni i UEJL, i kryesuar nga Dekani Prof. Rakib Amdiu dhe profesorët Merita Maksuti dhe Armir Ferati, u mirëprit nga Rektori Prof. Dr. Ahmet Öztaş dhe stafi akademik, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe e burimeve të njohurive për zhvillimin profesional të studentëve. Eventi mblodhi studentë, profesorë dhe profesionistë për të ndarë përvoja dhe për të prezantuar botimet më të reja në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës në gjuhën shqipe.

Vizita vijoi në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit të Tiranës, ku studentët ndoqën një ligjëratë mbi zhvillimin urban të qytetit, të mbajtur nga Dekani Prof. Armand Vokshi, si dhe prezantimin e projektit vizionar “TIRANA 030” nga Ark. Andreas Faoro, themelues i studios ndërkombëtare “Unlab” dhe bashkëpunëtor në projektin me studion “Stefano Boeri Architetti”. Fokus kryesor i diskutimeve ishin qëndrueshmëria urbane, efikasiteti hapësinor dhe përfshirja sociale.

Kjo vizitë u vlerësua si një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit akademik, zhvillimin profesional të studentëve dhe promovimin e ekselencës në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës.

UEJL falënderon përzemërsisht drejtuesit dhe stafin e të dy universiteteve për mikpritjen dhe përkushtimin e tyre në mbështetje të arsimit cilësor dhe inovativ./UEJL

Artikujt e fundit

Takim letrar me shkrimtaren austriake Andrea Grill në Universitetin e Shkodrës

Ambasada Austriake në Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e...

U përurua Qendra Komunitare Shqiptare në Staten Island

Nga: Beqir SINA - Staten Island NY Deri dje ëndërr-...

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar, zbardhen detajet

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, ka kërkuar...

Emigranti nga Suedia: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur...

Si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Zënka mes disa personave ka agravura me të shtëna...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Gjermania 70 vite në NATO, presidenti Steinmeier: Mund të mbështeteni te ne

Gjermania do të përshpejtojë kërkesat e reja të sigurisë...

Takim letrar me shkrimtaren austriake Andrea Grill në Universitetin e Shkodrës

Ambasada Austriake në Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e...

U përurua Qendra Komunitare Shqiptare në Staten Island

Nga: Beqir SINA - Staten Island NY Deri dje ëndërr-...

Emigranti nga Suedia: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur...

Si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Zënka mes disa personave ka agravura me të shtëna...

Media italiane “La Stampa”: 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit në Shqipëri

Mediat italine, duke i referuar Partisë Demokratike të Italisë,...

Këto janë modelet e telefonave që nuk do të mund të përdorin më WhatsApp nga 1 maji

WhatsApp, aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë,...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm