Për të tretin vit radhazi, Cristiano Ronaldo kryeson listën e Forbes si sportisti më i paguar në botë, duke lënë pas emra të mëdhenj nga bota e sportit.
Sipas të dhënave të publikuara nga revista amerikane Forbes, superylli portugez ka arkëtuar 275 milionë dollarë (rreth 245 milionë euro) gjatë vitit të fundit, duke e vendosur veten në mesin e fituesve më të mëdhenj në historinë e sportit. Prej këtyre, 225 milionë janë fituar nga kontrata dhe shpërblime në futboll, ndërsa 50 milionë nga sponsorizime dhe marrëveshje marketingu.
Ronaldo, tani 40 vjeç, lë pas basketbollistin Stephen Curry (156 milionë dollarë) dhe boksierin Tyson Fury (146 milionë dollarë). Lista për vitin 2025 përfshin gjithashtu emra të njohur si:
Dak Prescott (futboll amerikan) – 137 milionë dollarë
Lionel Messi (futboll) – 135 milionë dollarë
Karim Benzema, ndër të tjerët në top-10
Oleksandr Usyk dhe Jon Rahm, ndodhen menjëherë pas dhjetëshes më të mirë
Për herë të dytë në histori (pas vitit 2024), të gjithë sportistët në top-10 kanë kaluar shifrën prej 100 milionë dollarësh në vit.
Madje, këtë kufi e kanë kaluar edhe vendet e 11 dhe 12, duke dëshmuar rritjen e jashtëzakonshme të të ardhurave në sportin global, njofton euronewsal.