Ndërkohë që sapo ka nisur procesi i votimit në disa qendra votimi, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë reagimin e parë lidhur me zgjedhjet parlamentare.
“Mirmëngjes njisha, jeni gati?”,-shkruan Berisha në Facebook.
Kujtojmë se PD-ASHM mban numrin 1 në fletën e votimit, ndaj edhe kreu i PD i drejtohet qytetarëve dhe simpatizantëve të kësaj force politike si “njisha”.
Në këto zgjedhje parlamentare 11 subjekte politike me 2 mijë e 46 kandidatë do të jenë në garë për 140 ulëse në Kuvend.
Subjektet politike:
1. -Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
2. Partia Lëvizja Bashkë
3. Lëvizja Atdheu
4. Koalicioni Euroatlantik
5. Partia Socialiste
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
7. Aleanca Kombëtare Shqiptare
8. Aleanca Demokracia e Re
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim
10. Partia Mundësia
11. Partia Social Demokrate