Sonte nis Eurovision 2025 – Shqipëria performon në gjysmëfinalen e parë

Gjysmëfinalja e parë e edicionit të 69-të të Festivalit të Këngës në Eurovision do të mbahet sonte, duke filluar nga ora 21:00, në Bazel të Zvicrës.

Ky vend u bë mikpritës i konkursit pasi vitin e kaluar në Malmo Nemo fitoi me këngën “The Code”.

Eurovisioni mbahet në St. Jakobshalle dhe prezantueset e ceremonisë janë Hazel Brugger, Michelle Hunziker dhe Sandra Studer.

Në garë janë 37 vende.

Zvicra dhe Pesëshja e Madhe (Big 5) e përbërë nga Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe tashmë janë të kualifikuara për finalen e 17 majit.

https://www.instagram.com/eurovision/?utm_source=ig_embed

Vendet e mbetura janë planifikuar për gjysmëfinalet e para dhe të dyta, të cilat zhvillohen sonte, më 13 maj, dhe të enjten, më 15 maj.

Shqipëria që sivjet përfaqësohet nga Shkodra Elektronike me “Zjerm” do të performojë në natën e sotme, gjysmëfinalen e parë.

Mali i Zi po rikthehet në Festivalin e Këngës në Eurovision pas një mungese dyvjeçare, ndërsa Moldavia, e cila planifikonte të merrte pjesë, u tërhoq për shkak të problemeve financiare. Konkursi i Këngës në Eurovision është mbajtur pothuajse çdo vit që nga viti 1956, duke e bërë atë konkursin ndërkombëtar muzikor më jetëgjatë të transmetuar në televizion. U anulua vetëm në vitin 2020 për shkak të pandemisë së coronavirusit, njofton telegrafi.

Artikujt e fundit

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Ish-Presidenti Hashim Thaçi përmes mbrojtjes së tij të kryesuar...

Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës edhe sivjet

Pasi përfundimisht Kosova mbeti edhe sivjet jashtë agjendës së...

Nënshkruhet Marrëveshja CISMOA ndërmjet FSK dhe Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Kosova jashtë agjendës së ministerialit të Këshillit të Evropës

Kosova nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

E konfirmon Ancelotti: Më 26 maj do të jem trajner i Brazilit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se...

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Ish-Presidenti Hashim Thaçi përmes mbrojtjes së tij të kryesuar...

Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës edhe sivjet

Pasi përfundimisht Kosova mbeti edhe sivjet jashtë agjendës së...

Kosova jashtë agjendës së ministerialit të Këshillit të Evropës

Kosova nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të...

BALFIN AUSTRIA: 100 milionë euro investime

Alban Caslli, Drejtor i Balfin Austria, ndan detaje rreth...

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ekziston një...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm