Socialistët festojnë në sheshin ‘Skënderbej’ triumfin në zgjedhje

Socialistët janë mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ për të festuar fitoren e madhe të arritur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Në këtë festë është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama së bashku me familjen e tij.

Rama, në fillim të fjalës së tij theksoi se “socialistët u rikthyen sërish në këtë shesh 33 ditë më pas nga dita kur bashkë me gratë dhe vajzat komando në të 12 qarqet, për mbledhur çfarë mbollëm për 4 vite me radhë në mendjen dhe zemrat e shqiptarëve”.

“Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan dhe më 11 maj ata vendosën të na e besojnë ne, PS-së, mandatin e katërt. Na besuan më shumë se asnjëherë më parë për një sfidë me të madhe se 4 vite më parë. Për 4 vite ne mbollëm më shumë besim te Shqipëria ndaj mblodhën edhe më shumë shpresë e rezultat, për Shqipërinë Evropiane, një votë referendare për Shqipërinë që do anëtarësohet në BE. Po ndërtojmë Shqipërinë evropiane gur pas guri”, tha Rama.

Sipas tij, mes dritës së Evropës dhe errësirës së gropës së një kapele fake, Shqipëria zgjodhi dritën.

“Mes zërit tonë e një radio të vjetër, Shqipëria zgjodhi korin tonë. Faleminderit Shqipëri. Në kujtesën time kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështirë për ta thënë se çfarë është për mua kjo fitore”, deklaroi Rama.

Kryeministri, në fjalën e tij, e cilësoi fitoren si historike, jo thjeshtë për përmasat që mori në favor të PS-së, por edhe për faktin se kjo fitore vjen edhe në një moment të rëndësishëm për vendin.

Kreu i qeverisë shprehu falënderimet për të gjithë mbështetësit, diasporën, por edhe për të gjithë ata që këtë herë i dhanë votën PS-së, edhe pse nuk janë tradicionalisht mbështetës të saj.  

“Është e pamundur të arrij të them me gojë gjithçka që ndjej e mendoj prej orësh të gjata, përballë një arritjeje të tillë , e cila është historike  jo thjesht për përmasën për PS-në, por edhe për momentin historik kur kjo fitore mori jetë për Shqipërinë. S’ka fjalë të mjaftueshme për të falënderuar dhjetëra e mijëra gra e burra, vajza e djem të familjes tonë politike që për 4 vjet me radhë shtruan me përpjekje durim e disiplinë dhe së fundmi për 9 muaj pa pushim, në çdo drejtim, jashtë kufijve ku jetojnë shqiptarët, rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme. Faleminderit për çdo zgjedhës që erdhi këtë herë me votën e tij drejt nesh edhe pse mund të mos jetë tradicionalisht me ne. Një falënderim krejt të veçantë dua ta bëj për shqiptarët e Greqisë, Italisë, SHBA e kudo tjetër, ku qoftë edhe një shqiptar i vetëm u regjistrua si zgjedhës. Ka qenë ushtrim i parë historik për nga fakti i herës së parë dhe fantastik për nga numri i pjesëmarrësve në raport me atë të regjistruar, një nga më të lartët nga votimet e diasporës në Evropë.”, u shpreh Rama. 

Sipas tij, ky është mandati më sfidues i PS-së, që kur është në krye të PS-së, “mandat i fuqishëm sa nuk ka, e për të fituar një bast sa nuk ka.”

“Me Evropën për Shqipërinë dhe për Shqipërinë me Evropën. Fati që na përcaktoi profeti ynë kombëtar, heroi Gjergj Kastrioti që na e përcaktoi me shumë e shumë vite, mes baltës ngritjes dhe uljes, derisa patriotët shqiptarë të Rilindjes na e lanë me shkrim në shkabën dykrenare, mes mjergullave verbuese dhe kohëve të vështira, se dielli për ne lind andej nga perëndon dhe askund tjetër.“, tha Rama.

Fjala e Ramës

“Koha do ta thotë nëse rezultati i kësaj përballjeje me kundërshtarët tanë të përhershëm dhe të pandreqshëm është përfundimtari në historinë tonë, në kushtet ku na ra ne shansi t’ia ndryshojmë një herë e mirë rrjedhën historisë. Me mundësinë historike që Shqipëria të bëhet zonjë europiane ne u bëmë partia që mori nismën për këtë histori për ta ulur Shqipërinë në sofrën e BE-së.

Të tjerët u morën me betejën ulëritëse dhe lebetitëse të sharjes, por ne jemi ata që ecëm para. Unë dua t’i përgëzojë edhe drejtuesit e partive të vogla opozitare dhe që i mbijetuan presionit të partive të mëdha, uroj të gjejnë mënyra për t’u rritur si alternativa dhe jo si volume zanore në këtë mexhelis politik.

Ky ishte mandati më i fortë që na dhanë shqiptarët, po politikisht aq i fortë sa ai i vitit të kthesës në historinë shqiptare, ai i vitit 1992. Ne do bëjmë të pamundur ta bëjmë në këtë mandat po aq historik, duke mbyllur negociatat më 2027 dhe duke vendosur karrigen e Shqipërisë më 2030 si anëtare e BE-së. Kohë e deshi që Shqipëria si një xhevahir i Ballkanit dhe Tiranës kryeqytetit tonë, na ra ne që ta ndajmë për ta çuar drejt perëndimit dhe jo azisë dhe fati na ra ne.

Ky është mandati më sfidues i PS-ë, që kur jam në krye të saj, mandat i fuqishëm sa nuk ka, e për të fituar një bast sa nuk ka. Me Europën për Shqipërinë dhe për Shqipërinë me Europën. Fati që na përcaktoi profeti ynë kombëtar, heroi Gjergj Kastrioti që na e përcaktoi me shumë e shumë vite, mes baltës ngritjes dhe uljes, derisa patriotët shqiptarë të Rilindjes na e lanë me shkrim në shkabën dykrenare, mes mjergullave verbuese dhe kohëve të vështira, se dielli për ne lind andej nga perëndon dhe askund tjetër.

Ky është një standard për ta mbajtur në udhën e ligjit, ku fantazmat e pandëshkueshmërisë nuk do gjejnë kurrë vend. Ky është një mandat që na është besuar kur edhe koha e rrëmujat gjeopolitike paralajmëron zhvillime të tjera në rajon.

Ky është mandat për një sfidë historike që të jemi të bashkuar e të vetëdijshëm për fatin që na ka ardhur në dorë, por jo gjithmonë. Ndaj na takon ne t’i japim fund historisë së një kombi të dorës së dytë e t’i dorëzojmë fëmijëve tanë një vend europian, ku shqiptarët të mos shihen si të dorës së dytë, por si të barabartë.

Do e rrisim prodhimin kombëtar nga 35 mld në 35 mld euro, të ardhurat për frymë deri në 15 mijë euro, pagën deri në 1200 euro. Ky është mandat ku do jemi pranë pensionistëve, që ta ngremë pensionin në 200 euro minimale, pagën minimale nga janari 2026 të paktën 500 euro.

Do jetë mandat i investimeve, infrastrukturës, turizmit, industrisë ushtarake, ushqimore, nivel sigurie, rrugë kombëtare, shkolla të siguruara me kamera inteligjente. Me qendrës shëndetësore ekselente, me universitet europian drejtësie dhe të mjedisit, me shërbime edhe më moderne për shqiptarët me parqe dixhitale dhe ekosistem, mandat për koridorin blu dhe koridorin 8, portin e madh tregtar të Durrësit, 4 aeroporte dhe hekurudhat në kantier”, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

Baseli ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 3:2 ndaj Lausanne-s

Kampioni i ri i Zvicrës kthehet me pikë të...

Tirana vlon nga turistët e huaj

Ka pak vite që Tirana është kthyer në destinacion...

Ismaili pritet në Paris nga drejtues të lartë të Bankës së Francës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK),...

BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare..!?

BDI përmes një komunikate thotë se qeveria aktuale po...

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e vendeve kontribuese

Komandanti i misionit të KFOR-it gjeneralmajor Enrico Barduani, priti...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Kancelari i Gjermanisë: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë...

Baseli ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 3:2 ndaj Lausanne-s

Kampioni i ri i Zvicrës kthehet me pikë të...

Tirana vlon nga turistët e huaj

Ka pak vite që Tirana është kthyer në destinacion...

Ismaili pritet në Paris nga drejtues të lartë të Bankës së Francës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK),...

BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare..!?

BDI përmes një komunikate thotë se qeveria aktuale po...

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e vendeve kontribuese

Komandanti i misionit të KFOR-it gjeneralmajor Enrico Barduani, priti...

Donald Trump nënshkruan ‘angazhim ekonomik’ prej 1.2 trilion dollarësh në Katar

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të nënshkruan një "angazhim...

Ja 140 emrat e Parlamentit të ri që prodhuan zgjedhjet e 11 majit

Ka përfunduar numërimi i kutive në rang kombëtar, dhe...

Rama për TVP Word: Jemi të bekuar që Evropa na ka hapur dyert

Kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Socialiste në...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm