Si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Zënka mes disa personave ka agravura me të shtëna armësh të shtunën pasdite në Brugg AG, Zvicër.

Kjo ka bërë që një person shqiptar nga Kosova të mbetet i plagosur.

Sipas policisë kantonale të Aargaut, disa të shtëna u shkrepën nga një BMW në drejtim të një makine Skoda në një parking.

Brenda Skodës ndodheshin dy persona, ku njëri prej tyre, një kosovar 31-vjeçar, mbeti i plagosur dhe u dërgua në Spitalin Kantonal të Badenit.

Zona përreth vendngjarjes u rrethua dhe mbeti nën mbikëqyrje të rreptë policore.

Në të njëjtën kohë, situatë e tensionuar u raportua edhe në Spitalin Kantonal të Badenit, ku dhoma e urgjencës ruhej nga policia.

Sipas Blick.ch, kjo masë sigurie u mor pasi viktima e të shtënave në Brugg ishte pranuar në spital me plagë nga armë zjarri. Sipas autoriteteve, një 24-vjeçar zviceran është identifikuar si i dyshuar kryesor.

Ai, bashkë me një tjetër shtetas nga Kosova, u ndaluan nga policia më vonë të shtunën dhe u arrestuan përkohësisht.

Policia nuk ka bërë të ditur moshën e të dyshuarit të dytë, as nëse të dy ndodheshin brenda BMW-së nga ku u qëllua.

Prokuroria ka hapur një procedurë penale, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrjedhës së saktë të ngjarjes dhe lidhjes së mundshme të incidenteve të tjera me këtë rast janë në zhvillim, njofton telegrafi.

Artikujt e fundit

Emigranti nga Suedia: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur...

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih mirëpret Kryesinë e re të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Fricktal

Nga: Dashnim HEBIBI Zürich,28 Prill 2025 Në ambientet e Konsullatës së...

Media italiane “La Stampa”: 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit në Shqipëri

Mediat italine, duke i referuar Partisë Demokratike të Italisë,...

113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Më 28 prill të vitit 1912, u themelua Federata...

Këto janë modelet e telefonave që nuk do të mund të përdorin më WhatsApp nga 1 maji

WhatsApp, aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë,...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Emigranti nga Suedia: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur...

Media italiane “La Stampa”: 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit në Shqipëri

Mediat italine, duke i referuar Partisë Demokratike të Italisë,...

Këto janë modelet e telefonave që nuk do të mund të përdorin më WhatsApp nga 1 maji

WhatsApp, aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë,...

Vota e diasporës, KQZ: Hapat që duhet të ndjekin votuesit për problemet me zarfet

69,134 shqiptarë kanë votuar nga jashtë vendit dhe e...

Djali i Donald Trump konfirmon: Nuk ka takim të anuluar mes meje dhe Ramës

Djali i Donald Trump, Donald Trump Jr, ka shpërndarë...

Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës rritet me 3,8 % në vitet 2025 dhe 2026

Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike në Kosovë pritet...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm