Si e mbron zemrën vaji i ullirit

Kur njeriu ushqehet, në gjakun e tij rritet niveli i një proteine që njihet si apolipoprotein A-IV, e cila luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e atakut në zemër dhe ishemisë.

Rritja e nivelit të kësaj proteine ndodh kryesisht kur njeriu konsumon vaj ulliri ose ushqime me yndyrna të pangopura.

Së fundmi, studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë zbuluar se kjo proteinë parandalon edhe bllokimin e enëve të gjakut.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë atak në zemër, ishemi ose vdekje të parakohshme.

Në shumicën e rasteve, ataku në zemër dhe ishemia shkaktohen si pasojë e artereosklerozës.

Kjo është një sëmundje që ka të bëjë me bllokimin e enëve të gjakut nga pllakat artereosklerotike të cilat mbivendosen në arterie dhe pengojnë qarkullimin.

Këto pllaka përbëhen nga yndyra, kolesteroli, kalçiumi dhe substanca të tjera.

Proteina apolipoprotein A-IV pengon bllokimin e enëve të gjakut, duke ndryshuar formën e pllakave që mbivendosen dhe pengojnë qarkullimin. Kjo proteinë ngadalëson artereosklerozën dhe shmang trombozën.

Nivelet e saj janë të larta kur njeriu konsumon yndyrna të pangopura, siç është vaji i ullirit.

Të Mbrojtur Edhe Në Gjumë

Përveç lidhjes së kësaj proteine me shëndetin e zemrës, shmangien e atakut në zemër apo ishemisë, shkencëtarët zbuluan diçka tjetër interesante.

Intensiteti i kësaj proteine në gjak është më i lartë kur njeriu është në gjumë dhe më i ulët kur ai është zgjuar.

Kjo sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, do të thotë që njeriu është i mbrojtur kur është në gjumë. Gjasat e një problemi kardiovaskular janë më të mëdha në mëngjes.

Ngrënia e ushqimeve të pasura me yndyrna të pangopura bashkë me një gjumë cilësor, krijojnë kushtet perfekte për uljen e rrezikut të atakut në zemër dhe ishemisë, njofton oranews.

Artikujt e fundit

Trëndafil i bardhë mbi varrin e Papa Françeskut, shenjë e Shën Terezinës që e “dëgjoi”

Gjatë gjithë jetës dhe papnisë së tij, Papa Françesku...

Votimi nga jashtë, KQZ: Deri në mesditën e sotme, 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se procesi i votimit...

Osmani me presidentin Ruto: Kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e...

Kryeministri i Malit të Zi priti në takim patriotë shqiptarë të Diasporës së Amerikës

Washington DC, 25 Prill 2025 Me nismën e kryetarit të...

Katundi im

Nga: Arsim Sylë Mulliqaj, Milano Sa shumë qajta kur u...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Osmani me presidentin Ruto: Kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e...

Katundi im

Nga: Arsim Sylë Mulliqaj, Milano Sa shumë qajta kur u...

Paketa e maleve kundër emigrimit!

Me vetëm 1 euro ky ligj u jep mundësinë ...

Testi i parë i uljes së avionit në Aeroportin e Vlorës më 8 maj

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se Shqipëria po...

Liverpooli shpallet kampion i Premier League, barazon me tituj rivalët e Man.Utd

Në "Anfield" Liverpoolit i mjaftonte vetëm një pikë për...

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm