Shtatë vite pritje, Hamburgu rikthehet në Bundesliga – Emir Sahiti protagonist në sezonin historik

Hamburger SV ka siguruar rikthimin në Bundesligën gjermane, një xhiro para përfundimit të sezonit në Bundesliga 2.

Në një ndeshje spektakolare para adhuruesve të tyre, HSV kanë marrë fitore me rezultat të thellë 6-1 dhe kanë grumbulluar 59 pikë në krye të tabelës.

Hamburgu tani ka një pikë më shumë se Kolni dhe katër më shumë se Elversberg dhe Paderborn, që tashmë nuk mund t’i kapin në dy pozitat e para që sigurojnë promovimin direkt në elitë.

Ndeshja nisi me befasi, pasi mysafirët kaluan në epërsi që në minutën e shtatë me golin e Gaal. Por vetëm tre minuta më pas, Reis barazoi shifrat dhe kthimi i madh i HSV-së filloi.

Në pjesën e parë, vendasit shënuan edhe dy herë të tjera me Konigsdorffer dhe Selke, duke mbyllur fraksionin me rezultat 3:1.

Ishte pikërisht reprezentuesi kosovar Emir Sahiti që asistoi te Konigsdorffer.

Në minutën e 48-të, Strompf realizoi autogol për 4:1, ndërsa Konigsdorffer shënoi sërish në të 62-tën për 5:1.

Paraqitja e Sahitit u vlerësua lartë, duke treguar edhe njëherë vlerën e tij në nivele të larta.

Rikthimi i HSV-së në Bundesligë shënon fundin e një periudhe të vështirë për një nga klubet më të vjetër dhe më të suksesshëm në historinë e futbollit gjerman.

Pas rënies së parë historike në vitin 2018, klubi kishte dështuar të ngjitej për gjashtë sezone rresht.

Fundi i ndeshjes ishte shumë emocionues për futbollistët dhe tifozët që pushtuan fushën dhe krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme.

Emir Sahiti ka qenë protagonist këtë edicion për Hamburgun me tre gola e dy asistime në vitin e tij të parë, njofton telegrafi.

Artikujt e fundit

Kombi shqiptar dhe kodi i ruajtur në gurët e lashtësisë

Prof.Dr.Fejzulla BERISHA Në fundin e shekullit XIX, kur rilindësit shqiptarë...

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po...

Flick arrin marrëveshje të re me Barcelonën

Hansi Flick thuhet se ka rënë dakord me të...

Atalanta me Beratin mundën Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League

Atalanta ka siguruar matematikisht vendin e tretë në Serie...

Osmani pranon Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Mos u dorëzoni! Shqipëria ka ende shpresë

Nga Sahit Muja, New York Mos u demoralizoni! Opozitë, mos...

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë Shqipërinë

Kur janë numëruar 3330 Qendra Votimi nga 5225 në...

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina arritën një...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm