“Shkodra Elektronike” zhvillon provën e parë në Bazel, gati për skenën e madhe në Zvicër

Grupi përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision 2025, “Shkodra Elektronike”, është ngjitur në skenën e madhe të Eurovizionit në Bazel të Zvicrës për të zhvilluar provën e parë skenike. Gjithashtu për herë të parë artistët kanë prezantuar edhe veshjen e tyre skenike.

Një kombinim midis traditës dhe modernes, kostumet janë krijuar nga stilistja, njëherësh edhe e ëma e Beatriçe Gjergjit, Irina Dema në bashkëpunim me markën Tamel Clothes, duke reflektuar thelbin e identitetit modern shqiptar me një gjuhë universale artistike.

Dizajni unik bashkon elemente të veshjeve tradicionale shkodrane me forma moderne dhe materiale me shkëlqim metalik, të cilat ndriçojnë nën drita. Ato janë menduar për të reflektuar energjinë, historinë dhe vizionin e muzikës elektronike që përfaqëson grupi “Shkodra Elektronike”.

Puna skenike është realizuar nga Ombra World Studio në Londër, me drejtim artistik nga Lorenzo De Pasqualis, ndërsa dizajnet vizuale janë krijuar nga Emanuele Kabu. Ndriçimi nga Giorgio de Cassan si edhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës.

Dy artistët shqiptarë, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca me këngën e tyre “Zjerm” kanë rrëmbyer vëmendjen jo vetëm të publikut shqiptar, por edhe të atij ndërkombëtar duke u renditur në klasifikimet më të larta në disa prej sondazheve të organizuar nga fansat e Eurovizionit.

Eurovision Song Contest 2025 do të mbahet në Bazel. Shqipëria do të garojë e 12-ta në radhë në gjysmëfinalen e parë, më 13 maj, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 17 maj./Katerina Kule/rtsh

Artikujt e fundit

Poeti palestinez Mosab Abu Toha fiton çmimin Pulitzer

Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha,...

Flamur Bunjaku – Presidenti që e ktheu Dritën në perandori futbolli

Intervistoi: Dashnim HEBIBI, Zürich Intervistë ekskluzive me Flamur Bunjakun, president...

Kardinalët katolikë nisin sot votimet për Papën e ri në Kapelën Sistine

Kardinalët katolikë nga e gjithë bota nisin këtë të...

26 vjet nga Beteja e Çabratit

Në Gjakovë sot kujtohet 26 vjetori i Betejës së...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Emocionet e Eurovizionit – “Zjerm” merr pëlqime në Bazel

Në Bazel të Zvicrës vijojnë përgatitjet e fundit për...

Poeti palestinez Mosab Abu Toha fiton çmimin Pulitzer

Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha,...

Flamur Bunjaku – Presidenti që e ktheu Dritën në perandori futbolli

Intervistoi: Dashnim HEBIBI, Zürich Intervistë ekskluzive me Flamur Bunjakun, president...

Kardinalët katolikë nisin sot votimet për Papën e ri në Kapelën Sistine

Kardinalët katolikë nga e gjithë bota nisin këtë të...

26 vjet nga Beteja e Çabratit

Në Gjakovë sot kujtohet 26 vjetori i Betejës së...

Sot në ora 10.00 përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës me fillim...

Ndihma e miqve dhe e familjes është çelësi i çdo arritjeje

Nga: Dashnim HEBIBI, Pejë Shtëpia botuese “Libri Im” në Pejë...

Dua Lipa vezullon krah Callum Turner në Met Gala, konfirmohet fejesa!

Dua Lipa ishte një nga yjet më të komentuara...

19 të vrarë, 38 të plagosur pas sulmeve me raketa indiane që goditën Pakistanin

India qëlloi me raketa përtej kufirit në territorin e...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm