Grupi Shkodra Elektronike, i përbërë nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, është ngjitur në skenën e Bazelit për provat e para, duke dhënë sinjalet e një paraqitjeje të fuqishme dhe artistikisht të ngarkuar me simbolikë kombëtare.
Ndër detajet që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave është pikërisht veshja e këngëtares Beatriçe Gjergji. Fustani i dizajnuar nga nëna e saj, është më shumë se një veshje skenike është një deklaratë artistike dhe emocionale që shpreh thellësisht identitetin dhe historinë shqiptare.
Ky fustan unik përfaqëson një interpretim modern të legjendës së Rozafës, heroinës së mitologjisë shqiptare që u flijua për ndërtimin e Kalasë së Shkodrës. Me një ngjyrë të kuqe të zjarrtë, ai simbolizon trupin e Rozafës që mbeti i lirë për të ushqyer dhe përkundur fëmijën e saj një mesazh i fuqishëm për dashurinë, sakrificën dhe forcën e gruas shqiptare. Ky fakt u bë i ditur nga Eurovision Albania, të cilët theksuan edhe dimensionin emocional që mbart ky detaj. /KJ