Shkencëtari i njohur PhD. Xhavit Lipaj nderohet me Certifikatë Mirënjohjeje nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Zvicër

Nga: Dashnim HEBIBI

Andermatt, Zvicër – 13 Maj 2025– Në një atmosferë solemne dhe përplot vlerësim, në qytetin e Andermatt-it të kantonit Uri në Zvicër, u mbajt një ceremoni e veçantë ku u nderua me Certifikatë Mirënjohjeje PhD. Xhavit Lipaj, shkencëtar dhe drejtues i dalluar në fushën e shëndetësisë, me fokus të veçantë në trajtimin dhe menaxhimin e demencës.

Mirënjohja u nda nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bernë, në prani të Shkëlqesisë së Tij, z. Rexhep Demiri, i cili në fjalën e tij vlerësoi lart veprën e çmuar të z. Lipaj dhe shprehu bindjen se shkencëtarët që veprojnë në diasporë, si z. Lipaj, kanë një rol të pazëvendësueshëm në avancimin e dijes dhe zhvillimit të fushave shkencore.

Z. Demiri theksoi se Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bernë është e përkushtuar që të identifikojë, mbështesë dhe promovojë shkencëtarët, intelektualët dhe profesionistët në Zvicër, jo vetëm për sukseset e tyre në vendin mikpritës, por edhe për potencialin që ata kanë për të kontribuar në zhvillimin e rajonit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Shqipërinë.

“Dija nuk njeh kufij. Është obligim i ynë institucional që ta sjellim më afër përvojën dhe ekspertizën shkencore të diasporës me nevojat zhvillimore të vendeve tona. Ne e hapim derën për bashkëpunim dhe i ftojmë të gjithë profesionistët që të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur në rajon,” u shpreh Ambasadori Demiri.

PhD. Xhavit Lipaj, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të përgjithshëm në Qendrën për të Moshuar “Seniorenzentrum Ursern” në Andermatt, është i njohur për punën e tij kërkimore dhe menaxhuese në fushën e demencës. Angazhimi i tij profesional është shoqëruar gjithmonë me një ndjeshmëri të theksuar humane, duke ofruar përkujdesje me standarde të larta për të moshuarit.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe figura të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Zvicër:

  • Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore,
  • Met Krasniqi, kryetar i Rrjetit të Miqësisë në Zvicër,
  • PhD. Dashnim Hebibi, kryeredaktor i platformës mediale shqiptare SAM24.info,
    si dhe përfaqësues të autoriteteve lokale zvicerane, përfshirë zv/kryetarin e komunës së Andermatt, z. Jost Meyer, i cili foli me respekt dhe konsideratë të lartë për rolin dhe integritetin profesional të z. Lipaj. Z.Meyer i ndau edhe nga një dhuratë modeste Shkëlqesisë dhe mysfirëve të tjerë një kataolg enkas për Andermatt dhe ju tha se dera do të jetë e hapur kur të doni edhe në komunën tonë.

Ceremonia u mbajt në ambientet e Qendrës për Demencë në Andermatt, një institucion që njihet për modelin e tij të avancuar të përkujdesjes, dhe që drejtohet me përkushtim nga vetë z. Lipaj.

Një reportazh më i zgjeruar mbi këtë ngjarje, si dhe mbi kontributin shkencor dhe humanitar të z. Lipaj, do të publikohet së shpejti në SAM24.info.

Artikujt e fundit

Zbulohet se kur Edi Rama do të shpallë fitoren

Paçka se numërimi në disa qytete vijon dhe suksesi...

Ekrem Bardha një zemër e madhe e një shpirt i bardhë

Nga: Xhemail Peci Ekrem Bardha i takon brezit të atdhetarëve...

Projeksioni/ Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar,...

Xhaka rrezikon të futet në telashe për një arsye

Taulant Xhaka rrezikon të futet në telashe pas festimit...

BIRN: Bashkimi Evropian i shqetësuar për shkeljen e standardeve zgjedhore në Shqipëri

Dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian shprehën shqetësimin...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Zbulohet se kur Edi Rama do të shpallë fitoren

Paçka se numërimi në disa qytete vijon dhe suksesi...

Ekrem Bardha një zemër e madhe e një shpirt i bardhë

Nga: Xhemail Peci Ekrem Bardha i takon brezit të atdhetarëve...

Xhaka rrezikon të futet në telashe për një arsye

Taulant Xhaka rrezikon të futet në telashe pas festimit...

BIRN: Bashkimi Evropian i shqetësuar për shkeljen e standardeve zgjedhore në Shqipëri

Dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian shprehën shqetësimin...

Votojmë #12 – Shkodra Elektronike për Shqipërinë!

Sot votohet për Shqipërinë! Nëse jeni në një nga vendet...

E konfirmon Ancelotti: Më 26 maj do të jem trajner i Brazilit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se...

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Ish-Presidenti Hashim Thaçi përmes mbrojtjes së tij të kryesuar...

Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës edhe sivjet

Pasi përfundimisht Kosova mbeti edhe sivjet jashtë agjendës së...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm