Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në Kupën e Federatës Botërore, Feliks Stamm të Polonisë.
Boksierja jonë fitojë medaljen e artë në këtë turne prestigjioze që u mbyll të premten pasdite.
Donjeta u shpall kampione në kategorinë deri 60 kilogramë.
Boksierja jonë në duelin finale bëri paraqitje mjaft të mirë duke e mposhtur boksieren e Britanisë së Madhe, Elise Glynn, në një meç mjaft të fortë, sidomos garuesja jonë tregoi cilësitë e saj në rundin e dytë dhe tretë të cilat i fitoi bindshëm.
Përfundimisht Donjeta Sadiku i sjellë Kosovës një tjetër medalje nga ‘tapetet’ evropiane, njofton rtk.