Shenjtërimi i pejsazhit dhe atdheu…

Nga: Dr. Dorian Koçi

Shtegtimi i vargut dhe filozofisë naimiane në letërsinë shqipe mund të ndihet fuqishëm në poezinë e Lasgush Poradecit “Poradeci” dhe “Tomorri” të Vehxhi Buharajës, ku pasioni për natyrën shenjtëron peizazhin dhe të bukurën. Në pamje të parë, ky adhurim mund të lexohet si një ndjenjë romantike ndaj ambientit, por në thelb ai buron nga një frymëzim më i thellë filozofik dhe atdhetar, që e kthen natyrën në një pasqyrë të qenies kombëtare. Nga ky ndjenjë estetike e lidhjes me natyrën, rrjedh një patriotizëm i brendshëm dhe i natyrshëm, që nuk predikon me slogane, por që rrezaton nga përjetimi intim dhe spiritual i vendit.

Patriotizmi poetik i Lasgushit dhe Buharajës nuk është i zhurmshëm, por i përshkruar me një ton të përmbajtur, meditativ dhe shpirtëror. Lumi Drin te “Poradeci” dhe Mali i Tomorrit te “Tomorri” nuk janë thjesht elemente gjeografike, por bëhen simbole të atdheut të përjetshëm, që jeton në kujtesën, frymën dhe mitologjinë e shqiptarëve. Ato janë pikat e përbashkëta të identitetit tonë, qendra energjie shpirtërore përmes së cilave ndjenjat nacionaliste marrin formë poetike dhe të shenjtë. Në vargjet e tyre, natyra nuk është vetëm sfond, por një entitet i gjallë, që bashkëjeton me njeriun dhe e ngjiz identitetin e tij; një natyrë që përmes shpendëve, maleve, ujërave dhe heshtjes, i jep një ton mistik, panteist dhe metafizik frymëzimit lirik kombëtar.

Poradeci

=======

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir

Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.

Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,

Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir…

E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:

Në katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë…

Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…

Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi…

Zotëroj më katër anë errësira…

Po tashi:

Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,

Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi…”

Lasgush Poradeci

PËRPARA TOMORIT

=============

Bukuri këputur qiejsh mbi Tomorin sonte bie,

Më pushton që prej së largu dhe një shpirt prej lashterie,

Si shkëndi, si rreze dielli po afrohet valë – valë,

Ndënëqesh me mall të nxehur pastaj hapet me ngadalë

Edhe zbret si yll i ndezur ku shkon jeta në mjerime:

Gjer në fund të natës sime…

Dhe kjo dritë dhe kjo flakë, që po ndez një qiell floriri,

Që po qesh nga maj’ e malit si një diell ndaj të gdhirë,

Gaz’ i lar’ me drit’ thëngjilli që pikoi vetvetiu

është gaz’ i Afërditës që së lartësh vetëtiu

Nga dy buz’ si trëndafili edhe ranë ëmbëlsime;

Gjer në fund të natës sime…

Zog’ i shpirtit tundi krahët mbi Tomorin fluturoi!

Shpuz’ e mallit po valvitet, trete helmin, ligjëro

Thuaja si ia thot’ bariu kur dëgjon zën’ e gugashit,

Shko si shkon syr’ i gjahtarit nëpër udhën e larashit,

Qesh si qesh një shtize hëne përmbi faqen e dëbores,

Ndrin si ndrin një fije ari mu në buzën e kurorës

Dhe këndo posi bilbili me aq mall e drithërimë:

Gjer në fund të ditës sime…

Dhe pasi të këçë marrë frym’ e shpirt nga bukuria

Dhe pasi te keçë parë ca shkëndi nga dashuria,

Fute kokën ndënë krahë dhe dëgjo, o pëndëshkruar,

Sesi nga Osum’ i jetes buçet këng’ e amëshuar,

Si buçet nga goj’ e Zotit Fjal’ e urtë mençurie,

Si buçet nga buz’ e Muzës fjal’ e ëmbel bukurie,

Si buçet nga gjit’ e vashës fjal’ e zjarrtë dashurie…

Del nga fund’ i fshehtësisë sipër valëve të lumit

Dhe përhapet anembanë sa na zgjon nga nat’ gjumit,

Pastaj ngjitet lart’ lartë ku ndez jeta në shkëlqime:

Gjer në front të ditës sime…

Vexhi Buharaja

Artikujt e fundit

Më shumë se 16 mijë vizitorë në Apoloni nga janari në prill

Parku Arkeologjik i Apolonisë ka pritur 16525 vizitorë, vendas...

Kancelari i Gjermanisë: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë...

Baseli ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 3:2 ndaj Lausanne-s

Kampioni i ri i Zvicrës kthehet me pikë të...

Tirana vlon nga turistët e huaj

Ka pak vite që Tirana është kthyer në destinacion...

Socialistët festojnë në sheshin ‘Skënderbej’ triumfin në zgjedhje

Socialistët janë mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ për të festuar...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Vota e diasporës/ PS thellon rezultatin, mbi 26 mijë vota më shumë se PD

Vijon numërimi i votave nga diaspora për zgjedhjet parlamentare...

Më shumë se 16 mijë vizitorë në Apoloni nga janari në prill

Parku Arkeologjik i Apolonisë ka pritur 16525 vizitorë, vendas...

Kancelari i Gjermanisë: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë...

Baseli ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 3:2 ndaj Lausanne-s

Kampioni i ri i Zvicrës kthehet me pikë të...

Tirana vlon nga turistët e huaj

Ka pak vite që Tirana është kthyer në destinacion...

Socialistët festojnë në sheshin ‘Skënderbej’ triumfin në zgjedhje

Socialistët janë mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ për të festuar...

Ismaili pritet në Paris nga drejtues të lartë të Bankës së Francës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK),...

BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare..!?

BDI përmes një komunikate thotë se qeveria aktuale po...

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e vendeve kontribuese

Komandanti i misionit të KFOR-it gjeneralmajor Enrico Barduani, priti...

Donald Trump nënshkruan ‘angazhim ekonomik’ prej 1.2 trilion dollarësh në Katar

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të nënshkruan një "angazhim...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm