Shefqet Cakolli – 30 vite në skenë për të ruajtur shpirtin shqiptar në mërgatë

„9 minuta me Dashnimin“

Nga: Dashnim HEBIBI, Winterthur

Në një kohë kur diaspora shqiptare është kthyer në shtyllë të rëndësishme të ruajtjes së identitetit kombëtar, z. Shefqet Cakolli spikat si një figurë që nuk ka reshtur së punuari për kulturën, gjuhën dhe traditën shqiptare. Kryetar i SHKA “Dardania” në Winterthur të Zvicrës dhe i njohur si Ambasador i Kulturës Shqiptare, ai shënoi së fundmi një jubile të rrallë: 30 vite veprimtari artistike në shërbim të brezave të rinj shqiptarë.

Në intervistën e realizuar me të për këtë rubrikë, z. Cakolli theksoi:

“Kur një fëmijë që kishte vallëzuar apo kënduar këtu në ‘Dardani’ para 30 viteve, tani është bërë prind dhe po i sjell fëmijët e vet në ‘Dardani’, kjo më bindë se ‘Dardania’ do të jetojë gjatë.”

Mbrëmja festive e 30 nëntorit 2024, për nder të përvjetorit të shoqërisë, u zhvillua me një program të jashtëzakonshëm që zgjati mbi dy orë e gjysmë, me pjesëmarrjen e rreth 70 artistëve në skenë. Ishte një shfaqje ku gjithçka ishte premierë – që nga veshjet kombëtare, koreografitë, dramatizimet deri te instrumentalet burimore, të cilat rrallë shihen në mërgatë. Publiku i përzgjedhur pati fatin të përjetojë një natë plot emocion dhe krenari, ku artistët, të vegjël e të rritur, dhanë maksimumin e tyre për të nderuar rrënjët e përbashkëta shqiptare.

Z. Cakolli, me modesti, nuk e përvetëson suksesin personalisht:

“Pa miq, pa mbështetje, edhe pa familjen, nuk do të arrihej kjo veprimtari dhe krijimtari, sidomos në mërgatë. Kjo është vepër kolektive.”

Sot, mbi 95% e anëtarëve të “Dardanisë” janë me shtetësi zvicerane, por e ndjejnë veten më shumë shqiptarë se kurrë – kjo falë përkushtimit që ka mbjellë ndër vite kjo shoqëri. Z. Cakolli, siç thekson vetë, është përkrahur fuqishëm nga familja, ku edhe nipërit e mbesat janë tashmë në skenë, ashtu si dikur fëmijët e tij.

“Herën e fundit vetëm unë dhe gruaja ime nuk ishim në skenë. Të tjerët ishin të gjithë: vajzat, djemtë, dhëndurët, nipat, mbesat. Edhe moderatorja ishte vajza jonë.”

Edhe pse programi i 30 vjetorit tashmë është shfaqur me sukses, puna nuk ndalet. Me ardhjen e pranverës, z. Cakolli dhe grupi i tij janë duke përgatitur valle të reja dhe një program të ri kulturor-artistik, që shumë shpejt do të prezantohet për publikun shqiptar në Zvicër dhe më gjerë.

Ai nuk flet me hidhërim, por me brengë të thellë, kur përmend mungesën e mbështetjes nga institucionet shqiptare, të cilat, sipas tij, e shohin diasporën ose si votë ose si thesar për remitanca.

“Nuk janë në gjendje të investojnë në shkolla, në shoqëri kulturore, në identitetin kombëtar, siç bëjnë shtete të tjera. Kroacia, për shembull, ua paguan qiranë, veshjet e koreografët shoqërive të saj jashtë vendit. Te ne, fatkeqësisht, ka vetëm llafe të mira por jo veprim konkret.”

Afaristët shqiptarë këtë vit ndihmuan fuqishëm dhe pa ta, ky jubile nuk do të kishte madhësinë që pati. Një falënderim i veçantë shkon edhe për prindërit, të cilët me dashuri i sjellin fëmijët e tyre për të qenë pjesë e “Dardanisë”, duke u siguruar që gjuha shqipe dhe tradita të mos humbasin në brezat e rinj.

“Nëse nuk kujdesemi për gjuhën tonë, për historinë tonë, atëherë çfarë do u lëmë fëmijëve tanë këtu në mërgatë?” – pyet me shqetësim z. Cakolli, ndërsa shpreson se institucionet tona do të bëhen më të vetëdijshme për punën që po bëhet në diasporë.

Zvicra, dhe në veçanti qyteti i Winterthurit, janë treguar mikpritës e bashkëpunues ndër vite. Këtë e dëshmon edhe fakti që zyrtarë të lartë vendorë dhe mediume zvicerane si Tele Top ishin të pranishëm në ngjarjen festive.

Rubrika “9 minuta me Dashnimin” së shpejti do ta ketë z. Cakolli edhe si mysafir në Podcast, ku do të flitet me thellë për misionin e tij kulturor, për sfidat e mërgatës dhe për rrugën që duhet ndjekur që fjala e lirë dhe interesi kombëtar të qëndrojnë mbi çdo interes material.

Në një kohë kur globalizimi rrezikon të zbehë identitetin tonë, njerëz si Shefqet Cakolli janë zëri që rikujton sakrificën e të parëve tanë për gjuhën shqipe dhe detyrën tonë për ta mbajtur të gjallë.

SAM24.info

Artikujt e fundit

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

Çiklistët mund të përballen me burg të përjetshëm për vrasje të këmbësorëve në trafik

Çiklistët shpesh trajtohen si një nga grupet më të...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Mbledhjet e pranverës në Uashington – Ekonomia shqiptare merr vlerësime nga FMN dhe Banka Botërore

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin me Kosovën. Fundjava e fundit e prillit fluks në Morin

Në pikën kufitare të Morinës nuk mungojnë as udhëtarët...

Presidenti Begaj: Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një...

Presidentja Osmani: Masakra e Mejës, njëra nga plagët më të thella të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Masakrën...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm