SHBA arrin marrëveshjen tregtare me Britaninë, Trump: Epoka e artë po vjen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sot në Truth Social, konfirmoi se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë arritur një marrëveshje tregtare. “Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar është e plotë dhe gjithëpërfshirëse dhe do të çimentojë marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar për shumë vite në vijim. Për shkak të historisë dhe aleancës sonë të gjatë, është një nder i madh që Mbretëria e Bashkuar është shpallja jonë e parë. Shumë marrëveshje të tjera, të cilat janë në negociata serioze, do të pasojnë së shpejti!” ka shkruar ai.

Pak minuta më vonë, Trump shkroi sërish në Truth Social duke thënë se “epoka e artë e Amerikës po vjen”.

Kujtojmë, gazeta New York Times raportoi më herët se Trump do të njoftojë sot se SHBA ka rënë dakord për një marrëveshje tregtare me Londrën zyrtare, gjë që u konfirmua nga tri burime të njohura me planet. Burime për BBC dhe Sky News konfirmuan të njëjtën gjë. Sipas Sky News, qeveria britanike është e përgatitur të bëjë disa lëshime për importet ushqimore dhe bujqësore nga Shtetet e Bashkuara në këmbim të lehtësimit nga detyrimet e eksportit për industrinë e automobilave.

Problemi, megjithatë, është se Mbretëria e Bashkuar në fakt nuk ka shumë tarifa për mallrat amerikane pasi tregtia midis dy vendeve është e balancuar. Pengesa më e madhe nuk qëndron te tarifat, por te rregulloret. Produkte të tilla si pula e klorur dhe viçi i trajtuar me hormone, të cilat janë të zakonshme në industrinë ushqimore amerikane, janë të ndaluara në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, mbajti një fjalim mëngjesin e sotëm me rastin e Ditës së Fitores në Evropë, e cila u fokusua në temat e luftës dhe mbrojtjes, por shkurtimisht iu referua marrëveshjes tregtare me Shtetet e Bashkuara.

“Siç e dini, negociatat me SHBA janë në vazhdim. Do të dëgjoni më shumë nga unë më vonë sot,” tha Starmer.

Sekretari i Mbrojtjes John Healey tha se ai nuk mund të paragjykonte zhvillimet përpara njoftimit zyrtar./BS

Artikujt e fundit

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm