SH.K.A “Dardania” – Një Përfaqësim i Denjë i Kulturës Shqiptare!

Nga: Dashnim HEBIBI

Winterthur, 17 maj – Shoqëria Kulturore-Artistike “Dardania” po përfaqëson me dinjitet dhe krenari kulturën tonë, jo vetëm në Zvicër, por edhe në skenat ndërkombëtare.

Me një program të pasur artistik dhe koreografi mbresëlënëse, anëtarët e SHKA “Dardania” kanë rrëmbyer duartrokitjet e publikut në mesin e shumë kombeve, përfshirë dhe zviceranët në Winterthur.

Veshjet tradicionale kombëtare kanë lënë një përshtypje të jashtëzakonshme, ndërsa përgatitja profesionale dhe paraqitja dinjitoze e grupit ka bërë që të marrin vlerësime të larta.

Presidenti i shoqërisë, së bashku me familjen e tij z.Shefqet Cakolli, ka ndjekur çdo detaj të organizimit, duke dëshmuar përkushtimin dhe seriozitetin e vazhdueshëm të SHKA “Dardania”.

Pas suksesit të radhës, aktivitetet nuk ndalen! SHKA “Dardania” pati dy performanca në Winterthur: e para ishte nga ora 16:00 deri në 16:30, dhe tjetra do të jetë nga ora 19:00, në AM Gleis – Winterthur, si pjesë e festivalit të njohur dastanzfest.ch/winterthur.

Z. Cakolli, duke ndjekur nga afër provat, tha:
“Të rinjtë dhe të rejat tona po na përfaqësojnë me krenari. Jemi të përgatitur me një program të pasur dhe presim fjalë të mira. Falënderojmë të gjithë anëtarët, prindërit dhe të gjithë ata që na kanë mbështetur ndër vite. Ne nuk do të ndalemi, sepse kemi shumë për të treguar!”

Një falënderim i veçantë i shkon edhe shtetit zviceran për përkrahjen institucionale, si dhe ty Dashnim Hebibit dhe tash stafit të sam24.info – Swiss Albanian Media, që vazhdimisht përcjellin punën e palodhshme të SHKA “Dardania”.

SH.K.A. “DARDANIA” – 30 VITE TRADITË, KRENARI DHE PËRFAQËSIM I DENJË NË ARENËN NDËRKOMBËTARE!

Artikujt e fundit

Osmani dhe Plenkoviq udhëheqin diskutimin evropian për migracionin dhe fuqizimin e të rinjve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur...

Studentët nuk janë vetëm konsumues të dijes – ata janë bashkëkrijues të së ardhmes!

Nga: PhD. Petrit HAJDARI Në një artikull vizionar të shkruar...

Macron inkurajon investitorët të zgjedhin Shqipërinë: Do jetë në BE brenda dy viteve

Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një fjalim nga Tirana...

Me veshje kombëtare në zemër të Zvicrës

Përgaditi: D.HEBIBI Shefqet Cakolli dhe SH.K.A. “Dardania” nderojnë kulturën shqiptare...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Studentët nuk janë vetëm konsumues të dijes – ata janë bashkëkrijues të së ardhmes!

Nga: PhD. Petrit HAJDARI Në një artikull vizionar të shkruar...

Macron inkurajon investitorët të zgjedhin Shqipërinë: Do jetë në BE brenda dy viteve

Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një fjalim nga Tirana...

Me veshje kombëtare në zemër të Zvicrës

Përgaditi: D.HEBIBI Shefqet Cakolli dhe SH.K.A. “Dardania” nderojnë kulturën shqiptare...

Përbërja e parlamentit shqiptar pas 11 majit, ja emrat e deputetëve

PS 83 deputetë Ervin Demo (BERAT – ) Enriketa Jaho (BERAT –...

Rama dhe Macron në forumin ekonomik në Tiranë. Fjalim edhe dhëndri i Donald Trump

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Emmanuel Macron po marrin...

Presidenti Begaj pret Presidenten e Moldavisë: Forcojmë marrëdhënien

Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të shtunë (17 maj)...

Cilat shtete kanë më së shumti fitore në garën evropiane të muzikës?

Festivali Evropian i Këngës për vitin 2025 po zhvillohet...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm