Samiti në Tiranë, Kalas: Shqipëria po bën progres me reformat, i takon BE-së të bëjë hapat e duhur

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas vlerësoi punën që Shqipëria ka bërë me reformat për integrimin, ndërsa shtoi se “është në anën e BE për të vijuar me hapat e duhur”.

Nga Tirana ku merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ajo tha se integrimi i Ballkanit në BE ka rëndësi gjeopolitike.

“Shqipëria po bën progres të shkëlqyer për reformat dhe tashmë është në anë tonë për të bërë hapat e duhur. Ju duhet të bëni reformat, por ka një moment politik ku të gjithë dua që procesi i zgjerimit të ndodh dhe nuk ka qenë më parë. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për BE për shkak të rëndësisë ekonomike dhe gjeopolitike”, tha Kalas.

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Kalas u shpreh se është emëruar përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për të rinisur dialogun mes dy vendeve që do i shërbejë uljes së tensioneve.

“Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri të posaçëm për dialogun dhe presim normalizimin e marrëdhënieve”, tha ajo.

Temë diskutimi ishte edhe lufta e Rusisë në Ukrainë, ku kryediplomatja e BE-së tha se po miratojnë një pakët të re sanksionesh për Moskën që synojnë sektorin e energjisë.

Sa i përket bisedimeve për paqen në Ukrainë të ndërmjetësuara nga SHBA, Kalas tha se ka “dy muaj që shihet që Rusia bëj lojëra dhe nuk do paqe”

“Kemi një paktë tjetër sanksionesh për Rusinë që synojnë energjinë. Kjo pakët synon financimin e makinerisë së luftës. Amerikanët po ushtrojnë trysni ndaj Rusisë, por kemi parë vetëm që Rusia po bën lojëra. Mjete tryseni e ka edhe BE dhe është e mira që t’i ushtrojmë së bashku ndaj Rusisë. Putin tregon se nuk është seriozë dhe kjo është e rëndësishme të shihet se Rusia po bën lojëra”, tha Kalas, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

Rama e njohu Macronin me projektin e “Ecole 42”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti francez, Emanuel...

Krerët e FFK-së po marrin pjesë në Kongresin e 75-të të FIFA-s në Paraguai

Në Asunción të Paraguait po zhvillohet Kongresi i 75-të...

Donjeta Sadiku me zemër të madhe në Poloni

Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, fitoi medaljen e artë në...

Cristiano Ronaldo së shpejti mund t’i bashkohet grupit të pronarëve të Almerias

Mohamed Al-Khereiji është bërë zyrtarisht pronari i ri i...

Raphinha: Besimi i Flick ishte vendimtar për sezonin tim

Raphinha ka qenë një nga lojtarët më të spikatur...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Gazetaria e lirë dhe e pavarur është një gur themeli i demokracisë

Ambasadorët e QUINT pas raportit të Reporterëve Pa Kufij...

Rama e njohu Macronin me projektin e “Ecole 42”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti francez, Emanuel...

Krerët e FFK-së po marrin pjesë në Kongresin e 75-të të FIFA-s në Paraguai

Në Asunción të Paraguait po zhvillohet Kongresi i 75-të...

Donjeta Sadiku me zemër të madhe në Poloni

Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, fitoi medaljen e artë në...

Cristiano Ronaldo së shpejti mund t’i bashkohet grupit të pronarëve të Almerias

Mohamed Al-Khereiji është bërë zyrtarisht pronari i ri i...

Raphinha: Besimi i Flick ishte vendimtar për sezonin tim

Raphinha ka qenë një nga lojtarët më të spikatur...

Më dëgjoni mua…

Nga: PhD: Xhavit LIPAJ, Andermatt Më dëgjoni mua, jo si...

Në Philadelphia u organizua panairi shqiptar

Nga dr. Sadik Elshani Komuniteti shqiptaro – amerikan i Philadelphias...

Blindohet Roma, ceremonia për Papa Leo XIV

Roma po përgatitet për ceremoninë e zgjedhjes së Papa...

Yamal: Ky është vetëm fillimi

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm që e pa Barcelonën...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm