Nga: Dashnim HEBIBI, Stuttgart
Stuttgart, 20 prill
Kur del me familje dhe je në kërkim të një vendi ku mund të shprehësh mendimet e tua mbi aktualitetin me përkushtim dhe ndershmëri, qendra mediale shqiptare SAM24.info është hapësira e duhur. Ne nuk jemi këtu për klikime apo sensacione boshe — jemi këtu për të ndërtuar një platformë ku fjala e lirë, gazetaria profesionale dhe shkrimet me vlerë marrin vendin që meritojnë.
Falënderoj nga zemra të gjithë miqtë e mi në media, brenda dhe jashtë vendit, që po na përkrahin në këto hapa të parë. Jemi në fillim, por çdo mbështetje na jep forcë, guxim dhe besim për të ecur përpara.
Së shpejti do të jemi pranë jush me revistën tonë mujore dhe podcastin, ku do të sjellim zëra të ndryshëm nga mërgata dhe më gjerë — gjithmonë me theks në etikën profesionale, faktin dhe analizën serioze.
Në SAM24.info nuk do të ketë shkrime me porosi, por vetëm zëra të pavarur dhe të lirë.
Ne besojmë se liria e medias nuk është luks, por një e drejtë themelore dhe një shtyllë e demokracisë. Gazetaria nuk duhet të jetë megafon i interesave të ngushta, por dritare për të vërtetën dhe pasqyrë për shoqërinë.
Ftojmë të gjithë kolegët tanë në mërgatë, profesionistët, mendimtarët dhe ata që kanë diçka për të thënë — bëhuni pjesë e rrjetit tonë. Ne nuk ndërtojmë mure, por ura bashkëpunimi, sepse besojmë se vetëm së bashku mund të krijojmë një media që frymëzon, informon dhe nderon profesionin tonë.
Fjala e lirë do të triumfojë. Dhe bashkë me të, edhe ne. Nuk kemi komplekse !
( Foto nga Eda H.)
SAM24.info