RRETH NESH

SAM24.info

URË KULTURASH! Platformë që bashkon mendjet dhe zemrat shqiptare!

Qendra Mediale Shqiptare në Zvicër – Një Ujëmbledhës Kulturor, Informativ dhe Zëri i Diasporës!

Në zemër të Zvicrës, një hapësirë e re mediale po merr jetë – SAM24.info, një zë i fuqishëm për diasporën shqiptare. Kjo qendër mediale do të shërbejë si urë lidhëse mes brezave, duke ruajtur gjuhën, traditat dhe identitetin shqiptar në një mjedis global.

Fjala e lirë dhe informacioni i pavarur do të jenë në qendër të këtij projekti, me synimin për të informuar, frymëzuar dhe bashkuar shqiptarët në mërgatë. Me tematika që prekin jetën e komunitetit shqiptar në Zvicër dhe më gjerë, SAM24.info do të sjellë lajme, analiza, emisione televizive, podcast-e dhe një revistë mujore, duke pasqyruar realitetin e diasporës sonë.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet gjeneratave të reja, duke përdorur teknologjinë dhe platformat moderne për t’i afruar me rrënjët e tyre. Me programacion edukativ, intervista frymëzuese dhe histori suksesi, ky projekt synon të krijojë një identitet të fortë kulturor për brezat e ardhshëm dhe të promovojë vlerat shqiptare në një botë në ndryshim.

Qendra Mediale Shqiptare SAM24.info, me qendër në Dietikon të Cyrihut, është një iniciativë që synon të fuqizojë fjalën e lirë, të ruajë gjuhën, historinë dhe kulturën tonë kombëtare, si dhe të krijojë një urë të fortë mes komunitetit shqiptar dhe shoqërisë zvicerane.

Zvicra është për ne shqiptarët atdheu i dytë, një vend mikpritës që na ka dhënë mundësi dhe zhvillim, dhe për këtë ne jemi mirënjohës. Në këtë tokë mikpritëse, fjala shqipe po jehon dhe do të jehojë edhe më fort, duke u bërë pjesë e mozaikut të pasur kulturor zviceran.

Krenohemi me rininë tonë, e cila është forca dhe garancia e së ardhmes, dhe me seniorët tanë, të cilët janë xhevahiret e dijes dhe përvojës, duke ndriçuar rrugën tonë drejt suksesit.

Qendra Mediale Shqiptare në Zvicër nuk është vetëm një media – është një lëvizje, një zë i fuqishëm për komunitetin tonë, një platformë që bashkon mendjet dhe zemrat shqiptare, një urë mes së shkuarës dhe së ardhmes!