“Revolucioni” vazhdon, ja ndryshimet që do të implementojë UEFA në “Champions-in e ri”

UEFA po shqyrton mundësinë për të bërë disa ndryshime në formatin e ri të Ligës së Kampionëve, i cili këtë sezon nisi me një fazë lige me 36 skuadra përpara se të kalohej në eliminatoret direkte. Sipas gazetës gjermane “Bild”, këto janë disa nga ndryshimet që po diskutohen:

1. Avantazhi i fushës deri në gjysmëfinale

Dy skuadrat që përfundojnë në vendin e parë dhe të dytë në fazën e ligës do t’i luajnë ndeshjet e kthimit në shtëpi deri në gjysmëfinale. Katër skuadrat e para do ta kenë këtë avantazh në çerekfinale. Kjo do të zgjerojë përfitimin që tani iu jepet vetëm dy skuadrave të para në 1/8 finale.

2. Heqja e shtesave

Në rast barazimi në rezultatin e përgjithshëm në fund të ndeshjes së kthimit, nuk do të luhem më shtesa (30 minuta). Do të kalohet drejtpërdrejt te penalltitë për të shmangur lodhjen shtesë të lojtarëve.

3. Ndalimi i dueleve mes ekipeve të së njëjtës ligë

UEFA po mendon të rikthejë rregullin e vjetër që ndalon takimet mes ekipeve të së njëjtës ligë (kampionati kombëtar) deri në çerekfinale. Aktualisht, ekipe të një kombësie mund të përballen që në “play off”-in para 1/8 finale, siç ka ndodhur këtë sezon. Kjo iniciativë është më e vështira për t’u zbatuar për shkak të kritereve të shortit. Kur vendoset?

Të gjitha këto ndryshime do të diskutohen më 30 maj, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, një ditë para finales së Champions League 2024-25, që do të zhvillohet në Mynih. Nëse miratohen, këto rregulla do të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si përjetohet Champions-i, duke theksuar edhe më shumë rolin e pozicionimit në fazën e ligës. /GT

Artikujt e fundit

Pensionet me Italinë në fazën përfundimtare

Marrëveshja për pensionet midis Italisë dhe Shqipërisë tashmë është...

Shitet për 400,000 dollarë letra e të mbijetuarit të Titanikut

Një letër e shkruar nga një pasagjer i Titanikut...

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha zhvillon sot takim me diasporën në Selanik

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të jetë...

Sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur

Kanë kaluar më shumë se 26 vjet nga përfundimi...

Sot vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

SHBA, propozim për ulje të nivelit të nikotinës në cigare

Zyrtarët federalë publikuan të mërkurën një propozim për të...

Pensionet me Italinë në fazën përfundimtare

Marrëveshja për pensionet midis Italisë dhe Shqipërisë tashmë është...

Shitet për 400,000 dollarë letra e të mbijetuarit të Titanikut

Një letër e shkruar nga një pasagjer i Titanikut...

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha zhvillon sot takim me diasporën në Selanik

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të jetë...

Sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur

Kanë kaluar më shumë se 26 vjet nga përfundimi...

Sot vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në...

E mira dhe e drejta

Nga: PhD. Xhavit LIPAJ, Andermatt Pjesa V ( Enkas për SAM24.info) Nderi...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm