Kryeministri Edi Rama i bëri apel sot qytetarëve t’i drejtohen qendrave të votimit për të votuar për zgjedhjet parlamentare.
Në një postim në rrjetet sociale Rama tha se shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre.
“Sot është dita e Shqipërisë. Shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre. Votoni”, shkruan Rama. Në Shqipëri ka nisur sot votimi për zgjedhjet e 11-ta parlamentare. Janë 5,225 qendra votimi në të gjithë vendin, të cilat do të mbyllen në orën 19:00.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme do të votojnë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114,642 të rinj do të votojnë për herë të parë, njofton oranews.
https://www.facebook.com/ediramaal?ref=embed_post