21.2 C
Zurich
spot_img

Rama pret me ceremoni zyrtare kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri Keir Starmer nisi një vizitë dyditore në Tiranë, vizita e parë zyrtare ndonjëherë nga një kryeministër britanik në Shqipëri.

Kreu i qeverisë britanike u prit nga presidenti Bajram Begaj në ambientet e Presidencës. Më pas Starmer u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë, ku pritet të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët për mediat

“Për herë të parë në Shqipëri, Kryeministri britanik zhvillon këtë vizitë zyrtare në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.

Vizita e Starmer fokusohet në forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri, luftën kundër krimit të organizuar të emigracionit dhe rritjen ekonomike.

Mbretëria e Bashkuar do të zgjasë Forcën e Përbashkët të Detyrës për Migracionin për të përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, me diskutime pozitive që po zhvillohen edhe me Malin e Zi.

Kryeministri vizitoi më herët Portin e Durrësit, ku pa nga afër bashkëpunimin operacional mes dy vendeve për të goditur kontrabandistët e njerëzve dhe falsifikatorët e dokumenteve.

Zgjerimi i forcës së përbashkët do të përfshijë ndërrim informacioni inteligjent, dronë të financuar nga Britania dhe forcim të kontrollit kufitar, njofton euronewsal.

Artikujt e fundit

Sonte, nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovisionit

Gjatë natës së dytë të festivalit evropian të këngës...

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar...

Në Dritën e Besimit

Nga: Saranda ADEMI, Zvicër Të heshtësh, kur zemra flet me plagë, është...

Zelensky arrin në Ankara

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në kryeqytetin turk,...

Nënshkruhen dy marrëveshjet mes qeverisë britanike dhe shqiptare

Nënshkruhen dy marrëveshjet e përbashkëta mes qeverisë së Mbretërisë...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

KQZ thirrje partive: Procesi i numërimit duhet të përfundojë brenda orës 24:00!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë një thirrje...

Sonte, nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovisionit

Gjatë natës së dytë të festivalit evropian të këngës...

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar...

Në Dritën e Besimit

Nga: Saranda ADEMI, Zvicër Të heshtësh, kur zemra flet me plagë, është...

Zelensky arrin në Ankara

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në kryeqytetin turk,...

Nënshkruhen dy marrëveshjet mes qeverisë britanike dhe shqiptare

Nënshkruhen dy marrëveshjet e përbashkëta mes qeverisë së Mbretërisë...

Ka nisur takimi mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani me liderët e partive politike

Ka nisur takimi mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani...

Pak para takimit me liderët e partive, Osmanit i shkon në zyre diplomatja amerikane

Pak para takimit me liderët e partive, Presidentja Vjosa...

Video nga Baseli: Eurovisioni nuk është thjesht një festival këngësh

Evropa këndon me një zë. Kënga e Shqipërisë në...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kategoritë e popullarizuara

spot_img