Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mitingun e mbylljes së fushatës për zgjedhjet e së dielës më 11 maji, është shprehur se nuk është rastësi që mbyllja e këtij rrugëtimi bëhet më 9 maj, Ditën e Europës.
“Unë nuk besoj se është rastësi dhe nuk besoj se është rastësi që jemi sot këtu në 9 maj, në ditën e Europës për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe pastaj për të shkuar së bashku me shumicën dërmuese të shqiptarëve në kutitë e votimit, për të firmosur aty marrëveshjen tonë të madhe për Shqipërinë në BE.”
Që në nisje të fjalës së tij, Rama tha “Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë, vëllezër e motra socialistë. Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë, shqiptar dhe shqiptare, pa dallim feje, krahine dhe ideje , kudo ku jeni në Shqipëri, Evropë dhe gjetke, nëpër botë. Vëllezër dhe motra progresiste të Shqipërisë, ju këtu shok dhe shoqe të armëve që PS e nxorëm nga gërmadhat e anarkisë pa shtet të viteve 90, dhe më pas e rilindëm si shëmbëlltyrën e ambicies për Shqipërinë evropianë.”
Më tej Rama tha se të dielën do të shkojnë “së bashku me shumicën dërmuese të shqiptarëve në kutitë e votimit, për të firmosur aty marrëveshjen tonë të madhe për Shqipërinë në BE.”
“E nxorëm nga gërmadhat e viteve 90 e më pas e rilindëm. Ju jam mirënjohës nga zemra për praninë tuaj në këtë fushë dhe u rikthyem këtu, e gjithë skuadra e Tiranës tonë jo thjesht në takimin përmbyllës, por në kulmin e një tjetër rrugëtimi 4 vjecar, drejt majës ku ndodhet Shqipëria e Evropës së bashkuar. Ju jam mirënjohës për praninë tuaj në këtë fushë dhe u rikthyem këtu e gjithë skuadra e Tiranës tonë, jo thjesht në takimin përmbyllës të një tjetër beteje zgjedhore, por në kulmin e një tjetër rrugëtimi 4-vjecar ngjitjeje lart drejt majës ku ndodhet Shqipëria Evropës së Bashkuar.
Kur më zgjodhët për t’ju udhëhequr plot dy dekada më parë ajo majë ishte e pa arritshme me sy për shqiptarët. Ndërkohë ne socialistët ishim të shembur përtokë. Rruga jonë për të fituar zëmrat dhe mendjen e Shqipërisë nisi nga mjegull e ftohtë e një disfate të rëndë.
Na kërkohej kohë, energji, mund dhe karakter të pathyeshëm. Tirana u bë kështjella jonë kur ndërtonim, projektonim, transformonim qytetin duke hasur në çdo hap zbrazëtin armiqësore të kundërshtarëve politik. Çfarë nuk bënë dhe çfarë nuk na bënë derisa e morën Tiranë me pahir e një grabitje të pabesueshme pasi u bënë të gjithë bashkë me kuç, maç dhe minj.”, njofton rtsh.