Rama i uron suksese “Shkodrës Elektronike”

Na ndajnë vetëm pak orë nga nata e parë e Festivalit Europian i Këngës që starton mbrëmjen e sotme (13 maj) në Bazel të Zvicrës, Eurovizion, ku në këtë gjysmëfinale, Shqipëria me Shkodrën Elektronike do të interpretojnë të dymbëdhjetët.

E ndërsa Beatriçe e Kola janë mbërthyer nga ethet e konkurrimit dhe emocionet që të përcjell skena magjike e Eurovizion, kryeministri Edi Rama u ka uruar suksese në këtë rrugëtim dy artistëve.

MIRËMËNGJES dhe duke i uruar suksese Shqipërisë sonte në Eurovision, me Beatriçen dhe Kolën nga Shkodra Elektronike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook, ndërsa ka publikuar edhe këngën “Zjerm”.

Në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH, “Zjerm” fitoi mbështetjen e jurisë profesioniste, publikut vendas dhe diasporës për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Shkodra Elektronike do të interpretojnë të dymbëdhjetët në gjysmëfinalen e parë, që mbahet në Bazel të Zvicrës këtë 13 maj.

 “Zjerm” e Shkodrës Elektronike vjen në arenën e Eurovizionit si një gërshetim i traditës shqiptare me muzikën elektronike. “Zjerm” është kënga që Shkodra Elektronike e krijoi që t’u përkasë të gjithëve, ndaj shqiptarët kudo ku jetojnë jashtë Shqipërisë duhet ta votojnë që ajo të marrë vendin që meriton në këtë Eurovizion, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Ish-Presidenti Hashim Thaçi përmes mbrojtjes së tij të kryesuar...

Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës edhe sivjet

Pasi përfundimisht Kosova mbeti edhe sivjet jashtë agjendës së...

Nënshkruhet Marrëveshja CISMOA ndërmjet FSK dhe Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Kosova jashtë agjendës së ministerialit të Këshillit të Evropës

Kosova nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

E konfirmon Ancelotti: Më 26 maj do të jem trajner i Brazilit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se...

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Ish-Presidenti Hashim Thaçi përmes mbrojtjes së tij të kryesuar...

Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës edhe sivjet

Pasi përfundimisht Kosova mbeti edhe sivjet jashtë agjendës së...

Kosova jashtë agjendës së ministerialit të Këshillit të Evropës

Kosova nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të...

BALFIN AUSTRIA: 100 milionë euro investime

Alban Caslli, Drejtor i Balfin Austria, ndan detaje rreth...

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ekziston një...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm