Punëtori që fiton 40 mijë euro për vetëm 2 ditë pune në vit

Një profesion ekstrem, që kërkon guxim të jashtëzakonshëm dhe përkushtim të madh, ka tërhequr Kevin Schmidt, i cili ka zgjedhur një punë të pazakontë: të ndërron llambat e kullave të telekomunikacionit dy herë në vit, duke fituar 40 mijë euro për këtë detyrë.

Kulla të tilla të telekomunikacionit nuk janë vetëm për transmetim sinjali, por kanë edhe një funksion jetik për trafikun ajror. Llambat që vendosen në majë të tyre shërbejnë si sinjal ndriçues për avionët, për të shmangur përplasjet. Në këtë mënyrë, puna e Kevin nuk është thjesht teknike, por ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë ajrore.

Ngjitja në majë të kullës nuk është aspak e lehtë. Kevin përdor një sistem sigurie me litarë që e mbron nga rrëzimi, duke u ngjitur hap pas hapi. Pavarësisht nga rreziku i madh, ai e ka kthyer këtë proces në rutinë dhe madje ndonjëherë ndalet për të shijuar pamjet apo për t’i dërguar një foto bashkëshortes së tij.

Përpara se të niste këtë profesion të pazakontë, Kevin punonte në fusha si mirëmbajtja, inspektimi dhe menaxhimi i zyrave. Ai thekson se puna kërkon përkushtim të madh: “Nuk do një njeri që është aty vetëm për paratë. Duhet dikush që punon fort.”

Ky është një nga rastet ku guximi paguhet mirë, por kërkon më shumë se thjesht pagesë: kërkon pasion dhe përgjegjësi./GT

Artikujt e fundit

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Ish-Presidenti Hashim Thaçi përmes mbrojtjes së tij të kryesuar...

Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës edhe sivjet

Pasi përfundimisht Kosova mbeti edhe sivjet jashtë agjendës së...

Nënshkruhet Marrëveshja CISMOA ndërmjet FSK dhe Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Kosova jashtë agjendës së ministerialit të Këshillit të Evropës

Kosova nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

E konfirmon Ancelotti: Më 26 maj do të jem trajner i Brazilit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se...

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Ish-Presidenti Hashim Thaçi përmes mbrojtjes së tij të kryesuar...

Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës edhe sivjet

Pasi përfundimisht Kosova mbeti edhe sivjet jashtë agjendës së...

Kosova jashtë agjendës së ministerialit të Këshillit të Evropës

Kosova nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të...

BALFIN AUSTRIA: 100 milionë euro investime

Alban Caslli, Drejtor i Balfin Austria, ndan detaje rreth...

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ekziston një...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm