Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 10 prill 2025 në Epagny të Kantonit të Fribourgut në Zvicër, ku një 41-vjeçar me origjinë nga Kosova ka vrarë gruan e tij 39-vjeçare, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Autoritetet zvicerane kanë njoftuar opinionin në një konferencë për media lidhur me ngjarjen. Sipas autoriteteve zvicerane, çifti nuk banonte në shtëpinë ku ndodhi krimi.

Gruaja punonte si pastruese në këtë rezidencë, ndërsa burri kishte hyrë i armatosur në shtëpi gjatë mëngjesit të së enjtes.

Fillimisht, ai ishte përballur me pronaren 81-vjeçare të shtëpisë, e cila i kishte kërkuar që të largohej, por ai e kishte kërcënuar me armë duke shtënë dhe kishte hyrë në objekt.

Pasi e kishte vrarë gruan në katin përdhes, autori ishte ngjitur në katin e sipërm, ku kishte kryer vetëvrasje.

Në të njëjtën kohë, në banesë kishte shpërthyer një zjarr, i cili u shua rreth mesditës nga shërbimet zjarrfikëse.

Trupat e pajetë të dy viktimave u gjetën më vonë nga autoritetet në rrënojat e shtëpisë.

Cédric Aebischer, drejtues i Seksionit të Krimeve të Përgjithshme në Policinë e Sigurisë, tha se burri kishte një plagë me armë zjarri, ndërsa gruaja katër të tilla.

Hetimet e deritanishme tregojnë se burri i identifikuar tashmë ishte një ish-montues i sistemeve të ngrohjes, dhe se kishte pasur një histori të dhunës në familje.

Ai ishte liruar kohët e fundit nga burgu me disa kushte, pasi gruaja e tij më parë kishte bërë kallëzim penal për dhunë në familje dhe kishte nisur procedurat për divorc.

Sipas burimeve të gazetës Blick, autori kishte një pasion të theksuar për armët, të cilat i posedonte edhe në vendlindje (Malishevë) dhe ua tregonte shpesh kolegëve të tij.

Në rrjetet sociale, ai kishte shfaqur edhe përfshirje në politikë.

Çifti kishte katër fëmijë, ndër ta edhe një djalë të rritur që punonte në të njëjtën kompani ku kishte punuar më parë edhe babai i tij.

Kryetari i komunës së Epagny-t, Jean-Pierre Doutaz, konfirmoi se viktimat nuk ishin banorë të përhershëm të zonës.

Pronarët e shtëpisë, të moshuar, nuk janë lënduar, por janë duke marrë ndihmë psikologjike pas traumës së përjetuar.

Ngjarja tronditi komunitetin lokal. Policia dhe njësitë speciale rrethuan zonën dhe e izoluan për disa orë. Rruga kryesore midis La Tour-de-Trême dhe Epagny u mbyll për qarkullim deri në orët e pasdites.

Në këtë konferencë shtypi, drejtues të prokurorisë dhe policisë theksuan se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj tragjedie, njofton telegrafi.

Artikujt e fundit

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

Çiklistët mund të përballen me burg të përjetshëm për vrasje të këmbësorëve në trafik

Çiklistët shpesh trajtohen si një nga grupet më të...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Mbledhjet e pranverës në Uashington – Ekonomia shqiptare merr vlerësime nga FMN dhe Banka Botërore

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin me Kosovën. Fundjava e fundit e prillit fluks në Morin

Në pikën kufitare të Morinës nuk mungojnë as udhëtarët...

Presidenti Begaj: Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një...

Presidentja Osmani: Masakra e Mejës, njëra nga plagët më të thella të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Masakrën...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm