Prof. dr. Fadil Çitaku ftohet si fjalëdhënës kryesor në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare në Kuala Lumpur, Malajzi

Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich

Prof. Dr. Fadil Çitaku, një nga emrat më të njohur në fushën e neurlidershipit dhe arsimit shëndetësor, që jeton dhe vepron në  Zvicër është ftuar me nderim të jetë fjalëdhënës kryesor në Konferencën e përbashkët ICME-IMEC 2025, që do të mbahet në datat 9-12 tetor 2025 në kampusin e Universitetit IMU, Bukit Jalil, Kuala Lumpur.

Ky angazhim i shënuar është një tjetër dëshmi e përkushtimit të tij të palëkundur për avancimin e shkencës dhe edukimit global, duke u shërbyer komuniteteve profesionale dhe akademike me vizionin e tij inovativ dhe ekspertizën e thellë.

Në kuadër të kësaj konference, Prof. Çitaku do të udhëheqë dy sesione të rëndësishme:

  1. Kursi mbi Udhëheqjen në ArsimimData: 9 Tetor 2025 | Ora: 09:00 – 17:00Lloji: Kurs para-konference
  2. Simpoziumi 6A – “Arsimimi i Rezistueshëm i Profesionistëve të Shëndetit në një Botë Globalizuese”Data: 12 Tetor 2025 | Ora: 11:50 – 12:50Lloji: Simpozium shkencor

Përmes prezantimeve të tij, Prof. Çitaku do të ndajë të dhëna dhe përvoja të vyera rreth konceptit të Neurlidershipit, të zhvilluar përmes modeleve unike Çitaku dhe Drenica, duke kontribuar në diskutimet për ndërtimin e një sistemi arsimor shëndetësor të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm për sfidat globale.

Kjo ftesë është një nder jo vetëm për karrierën e tij profesionale, por edhe një përfaqësim dinjitoz i Trojeve Shqiptare, shteteve Shqiptare dhe Zvicrës, duke ndërthurur rrënjët kulturore me standardet më të larta ndërkombëtare në fushën e lidershipit shkencor.

“Vazhdojmë t’i shërbejmë avancimit të shkencës, si parakusht në shërbim të njerëzimit”, shprehet Prof. Çitaku, duke theksuar përkushtimin e tij për të ndërtuar ura mes kulturave dhe dijes në një arenë globale.

SAM24.info

Artikujt e fundit

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

Çiklistët mund të përballen me burg të përjetshëm për vrasje të këmbësorëve në trafik

Çiklistët shpesh trajtohen si një nga grupet më të...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Mbledhjet e pranverës në Uashington – Ekonomia shqiptare merr vlerësime nga FMN dhe Banka Botërore

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin me Kosovën. Fundjava e fundit e prillit fluks në Morin

Në pikën kufitare të Morinës nuk mungojnë as udhëtarët...

Presidenti Begaj: Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një...

Presidentja Osmani: Masakra e Mejës, njëra nga plagët më të thella të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Masakrën...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm