Pritet të rritet bashkëpunimi mes ushtrive të Kosovës dhe Gjermanisë

Gjeneral Brigade Andreas Pfeifer, Drejtor i Operacioneve të Bundeswehr-it Gjerman në Komandën e Operacioneve të Forcave të Përbashkëta është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Gjeneral Brigade Andreas Pfeifer, drejtor i Operacioneve në Komandën e Operacioneve të Forcave të Përbashkëta të Bundeswehr-it gjerman, i cili është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës. FSK njofton se Gjeneral Jashari e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Bundeswehri për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

“Gjithashtu Gjeneral Jashari diskutoi për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e Forcës në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor. Kurse Gjenerali Pfeifer e përgëzoi Gjeneral Jasharin për vizionin e tij në udhëheqjen e FSK-së dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera shtohet se në fund të dy gjeneralët diskutuan për aktivitetet e përbashkëta dhe mundësitë e tjera të thellimit të bashkëpunimit në mes të dy forcave të armatosura në interes të ruajtjes së paqes dhe sigurisë dhe rritjes së ndërveprueshmërisë./FO

Artikujt e fundit

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm